“Gëlbaza pastron para korrupsioni e gjobash”/ Noka: Lali Eri, mirë veten, por i zhyte dhe mercenarët
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ...

Në disa premtime rresht, kryesisht në kohë fushatash zgjedhore, 2017 dhe 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj tha me bindje se Tirana do të furnizohej me ujë në 100 % të territorit të saj.
“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh që jo vetëm 70 % e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100 % e Tiranës të furnizohet me ujë” deklaroi Veliaj në vitin 2021, teksa i shoqëuar nga kryeministri Rama inspektonin punimet në impiantin e Bovillës.
Uji shkon me orar të kufizuar dhe në disa raste mungon plotësisht dhe si “zgjidhje” mbetet furnizimi me autobote të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
“Aktualisht zonat problematike në furnizimin me ujë të pijshëm janë: Zona e Saukut të ri; Sauku i Vjetër; Mjull Bathore; Zona e Selitës”, thotë për Faktoje.al UKT.
Ujë me “pikatore”…!
Në disa lagje të Tiranës furnizimi me ujë ka pasur probleme. Dy nga zonat me dendësi të madhe të popullsisë, Selita dhe Sauku janë në hartat e kuqe si thellësisht me probleme përsa i përket furnizimit normal me ujë të pijshëm.
Faktoje.al kontaktoi me qytetarë edhe lagje të tjera të Tiranës ku rezulton se në Lagjen 5 Maji, në rrugën “Siri Kodra”, dhe nga zona e Ali-Demit deri pranë Lagjes Çollak, në juglindje të Tiranës, qytetarët ankohen për ndërprerje të furnizimit me ujë.
Duke iu referuar zonave problematike, UKT thotë për Faktoje se arsyeja e mungesës lidhet me shpërdorimin e ujit. “…uji i pijshëm shpërdorohet për vaditje, larje automjetesh, mbushje e pishinave që rrjedhin ujë dhe janë të dëmtuara etj. Sasia e ujit të pijshëm llogaritet për frymë dhe jo për shpërdorim të tij”, thotë UKT.
Sipas saj, shpërdorimi i ujit të pijshëm nga individët për arsye të ndryshme si dhe ndërhyrjet në rrjet janë shkaktarët kryesorë të disbalancës së shpërndarjes së ujit.
Depozitat si zgjidhje
Një tjetër premtim nga kryebashkiaku Veliaj për Tiranën ishte që me furnizimin e Tiranës me ujë pa ndërprerje duhet të largoheshin nga vetë banorët depozitat që ndodheshin kryesisht në tarraca pallatesh. Kjo kërkesë, u kthye në “urdhër” për t’i hequr menjëherë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
“Kjo histori ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë. Marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët, në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët për të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Aktualisht depozitat janë shpëtim për banorët pasi uji që vjen me orar të kufizuar në disa zona edhe vetëm 1 orë, veçanërisht në Sauk dhe nëse nuk do ishin pajisur me depozita problemet do të ishin edhe më të mëdha. Pyetjes së Faktoje.al se si veprohet kur nuk ka ujë më tepër së 24 orë, UKT iu përgjigj se: “Kur mungesa kalon mbi 24 orë, asistojmë në furnizimin me autobote për të mbuluar zonat e banesave që kanë mungesë uji deri në zgjidhjen e problematikës”.
Tirana larg premtimit
Raporti i ERRU (Enti Rregullator i Ujit) për vitin 2024 mori në shqyrtim furnizimin me ujë në 61 bashkitë e vendit ku vetëm Lezha bën përjashtim me furnizim pa ndërprerje ndërsa bashkitë e tjera kanë probleme.
Tirana gjithashtu futet ndër katër bashkitë e vendit që furnizojnë banorët 13-20 orë ujë në ditë. ERRU konstaton se një tjetër problem mbetet mbledhja e detyrimeve nga konsumimi i ujit.
“ERRU i ka rekomanduar shoqërive UK se duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pajisjes 100% të konsumatorëve me matës në mënyrë që konsumatorët të paguajnë volumin real të ujit të konsumuar, por edhe për faktin se faturimi aforfe lë hapësirë për shpërdorimin e ujit nga konsumatorët për ujitje, veçanërisht ato të shtëpive private dhe zonave rurale”, thuhet në raport.
Ndërsa UKT në përgjigjen për Faktoje thotë se, “për vitin 2025, projekt kryesor është vazhdimi i shtesës së impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1200 l/sek si dhe evidentimi apo eleminimi i rrjedhjeve dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm, duke bashkëpunuar dhe me institucione të tjera si dhe nëpërmjet teknologjive të reja”.
Përfundimi
Tirana vijon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të saj, veçanërisht në njësitë 1 dhe 2, kryesisht përgjatë muajve të verës. Pavarësisht investimeve të kryera në përmirësimin e rrjetit shpërndarës dhe në impiantin e Bovillës, kryeqyteti vijon të mos furnizohet rregullisht me ujë të pijshëm. Premtimin për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj do e konsiderojmë premtim të pambajtur./Faktoje.al
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ...
Një tjeter vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parku...
Pezullohet nga detyra një punonjës policie, në Pikën e Kal...
Riaktivizohen zjarret pranë kurorës së Dardhës në Pukë. D...
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton sot se, për shkak të ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte pamje nga bre...
Përjeto SUPERFUNDJAVËN SPORTIVE më të shumëpritur të kësaj...
Arbër Veliaj ndjek hapat e vëllait të tij, kryebashkiakut ...
Kanë kaluar edhe 24 orë të tjera, jemi në ditën e katërt q...
Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se ish-zëvendës...
Në malin e Tomorrit, në Berat, ka nisur pelegrinazhi i për...
Sot, në orët e para të mëngjesit, IKMT, me mbështetje të P...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është paraqitur sot ...
Policia ka bërë me dije se shtetasi Daniel Shima, ish-zëve...
Politikat fiskale të Shqipërisë kishin ndikim shumë të dob...
Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civil...
Përmes imazheve satelitore, asistenca nga ekspertët e ASIG...
Zbardhen detaje të reja nga denoncimi për zhdukjen e ish-z...
Ministria e Bujqësisë, në vijim të ndarjes së të dhënave m...
Denoncohet zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...