"Thellimi i dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vendeve"/ Balla zhvillon takim me deputeten gjermane, Sonja Eichwede
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e Shqi...

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar në rrjetet e tij sociale, një skandal në spitalin e Lushnjës ku sipas tij rrezikohet jeta e punonjësve, pacientëve dhe familjarëve.
Në postimin e tij, Korreshi ka publikuar disa dokumente, për të cilat thotë se tregojnë situatën që po ndodh me kushtet e sigurimit teknik.
Në shkresa thuhet se ku punonjësit e repartit të oksigjenit kanë paralajmëruar për rrezik maksimal dhe mundësi katastrofe për shkak të kushteve në repartin e gazeve mjekësore.
Korreshi bën thirrje ministres së Shëndetësisë dhe organeve ligjzbatuese të hetojnë rastin.
Postimi i plotë:
Skandal në spitalin e Lushnjes.
Një skandal i rëndë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Spitalin e Lushnjes, në kufijtë e dramës, ku rrezikohet jeta e punonjësve të Oksigjenit, por edhe e pacientëve dhe familjarëve të tyre.
Jam bërë me dije për disa relacione dhe dokumenta shqetësues, të cilat po i publikoj më poshtë, ku punonjësit e repartit të oksigjenit në Spitalin e Lushnjes kanë bërë me dije drejtorin dhe gjithë ekipin drejtues të këtij spitali për pasojat e rënda dhe dramën e madhe që ndodh me kushtet e sigurimit teknik, më konkretisht:
Me shkresën nr. Prot. 1932, datë 13.12.2024, specialistët e repartit të oksigjenit i drejtohen për arsye se: “Prezantimi i gjendjes teknike në spitalin Lushnje në repartin e gazerave mjekësore (oksigjen, azot), ku nuk ekzistojnë rregullat e sigurimit teknik dhe rrezikshmëria është në kufijtë maksimale, ku në çdo kohë jemi përballë një katastrofe me pasoja të paparashikuara”.
Vazhdojnë në shkresën e tyre për avaritë dhe pasojat e ndodhura, deri tek shpërthimet e bombulave me kriter 2 m, që kanë rrezikuar jetën e punonjësve. Flaka e zjarrit që ka marrë dhe shkrirja e rregullatorëve është vënë nën kontroll nga punonjësit.
Ata i shkruajnë drejtorit patronazhist se nuk ka asnjë fikëse zjarri në ambient.
Ata ankohen se bombulat e oksigjenit ruhen jashtë kushteve të sigurimit teknik dhe në rrezik të shtuar. Magazina që shërben për depozitimin e tyre është e mbyllur dhe nuk hapet nga përgjegjësi, i cili, gjejeni pak, është ai që rrahu mjekun në Spitalin e Lushnjes dhe shok me patronazhistin drejtor.
Me presionin që kanë bombulat, rrezikohet të hidhet në erë spitali. Tragjedi e paralajmëruar.
Me shkresën nr. Prot. 1938, datë 16.12.2024, specialistët e Oksigjenit i drejtohen Drejtorit për konstatim defekti, ku bëjnë me dije edhe shpërthimin e ndodhur në datën 14.12.2024, shpërthim i fuqishëm që thuhet se ka prishur teknikën dhe gjithë rrjetin shpërndarës, ku edhe është rrezikuar jeta e një specialisti. Kërkonin blerje fikse zjarri dhe lirimin e magazinës. Shpërthimi i bombulës thuhet se ka ardhur nga ventili shumë i konsumuar dhe fati ka qenë se bombulat e tjera ishin bosh. Ngrenë shqetësimin për shefen e financës, Bedrie Greca, që nuk ka planifikuar fondet e domosdoshme.
Me shkresën nr. 1974, datë 20.12.2024, është kërkuar që, në lidhje me problemet e konstatuara në repartin e oksigjenit, të mos jetë më përgjegjës Altin Alla, shoku i drejtorit.
Në datën 26.12.2024, nga ish-drejtuesi i Spitalit është dhënë masë vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për Altin Allën dhe është shkarkuar si përgjegjës i oksigjenit.
Me ardhjen e patronazhistit Roland Ziu si drejtor spitali, në datë 27.02.2025, me nr. Prot. 62, ka riemëruar, edhe pse me masë, përsëri përgjegjës Altin Allën tek oksigjeni, edhe pas dramave të paralajmëruara.
Zërat vazhdojnë të thonë se zëvendësimi i tubave të oksigjenit nga godina që do riparohet (7 muaj e prishur se nuk jepet leja e ndërtimit) tek godina e improvizuar e urgjencës janë po të njëjtët, vetëm se të lyer, edhe pse ka pasur një tender për këto. Por kjo në një moment tjetër.
Ky skandal nuk mund të mos hetohet dhe të mbahet përgjegjësi, ndaj i drejtohem ministres së Shëndetësisë dhe organeve ligjzbatuese të hetojnë rastin. /CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e Shqi...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Juristi Kreshnik Spahiu, përmes një shkrimi të ndarë në rr...
Dega e Partisë Demokratike në Lezhë po zhvillon garën për ...
Pasditen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” luhet derb...
Mitropoliti i Elbasanit Andoni ka drejtuar sot Liturgjinë ...
Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar totalisht për ...
Si pasojë e rënies së disa ortekëve masivë në zonën pranë ...
Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po ...
Turistët nuk po kërkojnë më vetëm detin, diellin apo guida...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Instituti i Gjoeshkencave, në një parashikim të situatës m...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qafë Thore dhe vijojnë ...
Ministria e Jashtme ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me...
Në episodin më të fundit të Public Square Ditmir Busha...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar disa kontrolle ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin n...
Eva Dumani ka mbërritur në Shqipëri pas 12 vitesh, duke u ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh të Sekret...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...