“Segmente të drejtësisë janë vënë në shërbim të politikës”, Beleri: “Harresa” me dosjen time e paprecedent
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e...

Studioja belge “51N4E”, e cila u shpall fituese për projektin e stadiumit të qytetit të Durrësit “Niko Dovana”, do të jetë tani përgjegjëse edhe për një kontratë të re.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se nëpërmjet një procedure me negocim pa shpallje paraprake njohu si fituese të njëjtën studio për kontratën: “Masterplani i kompleksit sportiv të stadiumit 'Niko Dovana' dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit, Durrës”.
FSHZH, pas negocimit, ka rënë dakord për ofertën 36.8 milionë lekë apo rreth 344 mijë euro.
Vetë Fondi njoftoi se “bashkimi i operatorëve “51N4E” Degë e shoqërisë së huaj dhe “Plan Comun”, regjistruar në Francë” ishin fitues të kontratës dhe brenda 6 muajsh duhet të përfundojnë projektin e masterplanit në fjalë.
Autoritet kontraktor për projektet e stadiumeve është caktuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit çka edhe për masterplanin bën që të jetë kompetent i njëjti institucion.
Stadiumi i ri në Durrës
Në shkurt të këtij viti u hap gara ndërkombëtare për projektet e stadiumeve në qytetin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Në maj u bë edhe shpallja e projektit fitues për stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Projekti i "51N4E" sjell konceptin e stadiumit si pjesë të integruar të qytetit ku jeta e komunitetit ndërthuret jo vetëm me qytetin, por edhe aktivitete dhe sporte që do të ofrojë stadiumi i ri.
Gjatë shpjegimit të projektit në atë kohë, përfaqësuesi i kompanisë nënvizoi se ishte menduar ndërtimi i hapësirave të gjelbra dhe kthimi i stadiumit edhe në një vend dhe park stërvitjeje.
“Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten por ta bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit.
Ne synojmë që stadiumi të jetë aktiv në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.
Referuar projektit stadiumi do të ketë fusha stërvitjesh basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtme dhe një të brendshme. Do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium.
Rreth stadiumit parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare. Po kështu do ndërtohet Qendra e Zhvillimit të Konventave dhe Festivalit Kombëtar të Filmit./ Revista Monitor
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e...
Mbledhja e Kuvendit ne seancen plenare do të zhvillohet di...
Kreu i degës Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj k...
Vasfije Krasniqi-Goodman, që u bë e para e mbijetuar e...
Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, A...
Sonte në orën 21:00 transmetohet emisioni “Fokus” me R...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Fatbardha Kadiu ka bërë një a...
Përfaqësues të kishës tek ‘Kepi i Rodonit’ kanë reaguar pa...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të die...
Një aksident automobilistik me pasojë vdekje ka ndodhu...
Deputetja, Erisa Xhixho ka ndarë disa fakte që sipas s...
Gjykata e Posaçme do të nisë të hënën gjyqin në mungesë pë...
Në Ditën Botërore të Aksidenteve Vaskulare Cerebrale, ...
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi mbrëmjen e...
Një sherr për prona ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Ke...
Kryeministri, Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Parti...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka porositur Poli...
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka telefonuar mbrëm...
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ngriti pretend...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...