“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të mërtë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të mërtë në Komisionin për Çësht...

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, në funksionin e kryetarit, Sokol Sadushi, bëri një thirrje të fortë paraditen e kësaj të hëne.
Ai përmendi kërcënimet që i bëhen gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të funksionit.
Sadushi kërkoi një reagim ndaj këtyre sulmeve dhe kërcënimeve, për të cilat tha se janë të padrejta.
“Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit, etj.”, u shpreh ai ndër të tjera.
Këtë deklaratë, Sadushi e bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku do të zgjidhen 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtarë të KLGJ-së.
Pjesë nga deklarata e Sadushit:
Sot, pas 5 viteve të funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe në prag të përfundimit të mandatit të parë, ndodhemi përpara situatës kur ndokush shtron pyetjet se, A i’a vlejti të bëhej ky reformim? A ia arritëm të kemi një organ që të bëjë diferencën me paraardhësin e vet?
Padyshim që për shumë arsye i’a vlejti, por këto pyetje apo dhe reagime të ndryshme i bëjnë qoftë kritikët e reformës në drejtësi, ashtu edhe përkrahësit e saj, kur evidentojnë fakte të tilla se:
- ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë;
- 40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të pa emëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to;
- kancelarët e gjykatave janë të pakonfirmuar, për shkak të mosmbylljes së procedurës për vlerësimin profesional pranë Shkollës së Magjistraturës;
- gjykatat kanë vështirësi në administrimin e buxhetit, për shkak të konceptit se çdo shpenzim duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkohë që një ndër kolonat e gjyqësorit të pavarur lidhet me vetadministrimin e buxhetit;
- trupa gjyqësore ndjen shqetësim për cenimin e standardeve të promovimit dhe ngritjes në detyrë mbi bazë merite, për shkak të mundësisë së një trajtimi të pabarabartë në pikëzim dhe në renditje, referuar diskrecionit të pakufizuar të anëtarit të Këshillit;
- mungon një platformë komunikimi efiçente, në të cilën adresohen në kohë reale shqetësimet e përditshme të trupës gjyqësore dhe që marrin zgjidhje nga Këshilli, pa i kanalizuar në procedura burokratike;
- kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit, etj, etj.
Me këto nevoja dhe shqetësime, apo edhe të tjera të ngjashme me to do të përballet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe veçanërisht anëtarët e rinjë, nga të cilët pritet zgjidhje./ CNA
Studentët e Mjekësisë, të cilët janë ngritur në protestë, ...
GJKKO konfiskon pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lar...
Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e v...
Universiteti Politeknik i Tiranës “është veshur” mbrëmjen ...
Në puntatën e parë të emisionit “Fokus” u trajtuan ten...
Shqipëria ka nisur evakuimin e shtetasve shqiptarë që stud...
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” u përball mbrëmjen e kësaj t...
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” u përball mbrëmjen e kësaj t...
Mbrëmjen e kësaj të diele fillon transmetimin emisioni më ...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me shqiponj...
CNA raportoi pasditen e kësaj të diele për një akt barbar ...
Disa pamje të rënda janë bërë publike nga deputeti i Parti...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjete...
Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është për...
Zjarri i madh ka përfshirë këtë të diel fshatrat Babic...
Një 22-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i banesës. Ngj...
Shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja në spitalin e T...
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael, Meri...
SPAK ka marrë të pandehur sërish Arben Ahmetajn në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirje për solidariz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...