
Arbër Veliaj ishte sot i thirrur në SPAK nga prokurorët, për tu marrë në pyetje.
Ai, në dalje nga Prokuroria e Posaçme, deklaroi se ishte paraqitur vullnetarisht.
Sesi shkohet me vullnet të lirë në Prokurori, në një orar të caktuar, dhe Pritesh nga prokurori, bashkë me hetuesit, për tu marrë në pyetje, këtë e di vetëm Arbër Veliaj dhe sot nuk na tregoi asgjë tjetër, thjesht e vetëm që është vëllai i Erionit.
Në fakt, për të shpëtuar Erionin, meqë e ka vëlla dhe e do vërtetë, ai duhet të bëhet pak bashkëpunëtor i drejtësisë. Se zullumet i kanë bërë, paratë i kanë marrë dhe mjafton të lehtësojnë pozitën e tyre; Arbri i pari, duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Kështu do të ndihmonte edhe të vëllain dhe të ikin nga delirancat dhe sjelljet publike të tipit idiot se mund të shkojë SPAK kur do ai dhe të takohet me prokurorët kur do ai.
Në fakt, për Arbër Veliajn ka një hetim, është marrë si i pandehur te dosja e parë e Erion Veliajt dhe ka një fraksion tjetër, një dosje tjetër hetimore, që duket se lidhet ngushtë me ‘Gogel Holding’.
Prandaj edhe tri ditë më parë shpërtheu Erion Veliaj, Mero Baze dhe nuk shpërthyen kot. Shpërthyen nga belaja dhe halli i madh.
Janë paratë me të cilat Erioni urdhëroi nga burgu të merren kompani lobimi, studio avokatie, të bëhen shkrime kundër SPAK, e të tjera.
Dhe sot jemi përballë faktit që në Shqipëri kemi dy medie anti-SPAK, një që është e opozitës, siç është ‘Syri’, afër ish-kryeministrit Berisha që ka qenë gjithmonë akuzues dhe drejtpërdrejtë kundër SPAK-ut dhe kreut të saj, Altin Dumani. E tani, së fundmi, me arrestimin e Erion Veliajt, është bërë edhe Mero Baze, por edhe medie të tjera që publikojnë shkrime të sponsorizuara nga Arbër Veliaj, shkrime që botohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.
Kjo është arsyeja pse para tri ditësh plasën sulmet e Veliajt dhe Mero Bazes kundër SPAK-ut dhe tani jemi përballë faktit se shqetësim të madh pas hallit të Erionit, kanë lekët. Janë lekët që administrohen nga Arbri dhe ai bën mirë t’i tregojë shpejt, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë./CNA
Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Arbër...
Në disa premtime rresht, kryesisht në kohë fushatash zgjed...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ...
Një tjeter vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parku...
Pezullohet nga detyra një punonjës policie, në Pikën e Kal...
Riaktivizohen zjarret pranë kurorës së Dardhës në Pukë. D...
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton sot se, për shkak të ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte pamje nga bre...
Përjeto SUPERFUNDJAVËN SPORTIVE më të shumëpritur të kësaj...
Arbër Veliaj ndjek hapat e vëllait të tij, kryebashkiakut ...
Kanë kaluar edhe 24 orë të tjera, jemi në ditën e katërt q...
Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se ish-zëvendës...
Në malin e Tomorrit, në Berat, ka nisur pelegrinazhi i për...
Sot, në orët e para të mëngjesit, IKMT, me mbështetje të P...
Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, është paraqitur sot ...
Policia ka bërë me dije se shtetasi Daniel Shima, ish-zëve...
Politikat fiskale të Shqipërisë kishin ndikim shumë të dob...
Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civil...
Përmes imazheve satelitore, asistenca nga ekspertët e ASIG...
Zbardhen detaje të reja nga denoncimi për zhdukjen e ish-z...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...