Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Shqiptarët u kanë besuar depozitat bankare, transferat, bisedat telefonike, fluturimet me avionë kompanive hungareze, por kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban del haptazi kundër shqiptarëve.
Edhe pse vendi që ai drejton përfiton miliona euro nga shqiptarët, për shërbime që jo rrallë herë kanë problematika, Orban nuk heziton të flasë kundër Kosovës dhe të mbështesë mikun e tij, Aleksandër Vuçiç.
Nuk kursehet dhe ngre gishtin mbi shqiptarët për ngjarjet në Sveçan, duke anashaluar edhe vrasjen e efektivit të Policisë në Zveçan, Afrim Bunjaku.
Madje mbështetja ndaj tij bëhet në një kohë kur edhe vetë perëndimi dhe SHBA-ja janë gati për të sanksionuar Serbinë.
Ai do të njihet nga të gjithë si lideri i parë i një vendi të Bashkimit Europian që del haptazi kundër Kosovës, ndërkohë që një pjesë e homologëve të tij, kryesisht liderët e vendeve më të fuqishme të Perëndimit kanë dënuar sulmet serbe në Zveçan. Mikun e tij, Vuçiç mesa duket nuk po e tradhëton.
"Serbët janë përballur me provokime në dy vitet e fundit rregullisht. Prandaj na duhet ta kuptojmë që… kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët.Provokimet çojnë në përgjigje që rezultojnë në stabilitet. Prandaj, pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan. Pra, unë jam në favor që ta ndihmojmë Serbinë që ta stabilizojë rajonin”, u shpreh ai.
Kompania "ONE Albania", me çmime dhe shërbime skandaloze
Qytetarët shqiptarë paguajnë miliona euro për shërbimet e kompanisë "ONE Albania", që është në pronësi të hungarezëve.
Edhe pse kompania e dytë telefonike në Shqipëri, ka një sërë problematikash në shërbimet e saj, si vonesa, çmime të larta, mungesë interneti, të cilat janë denoncuar shpesh nga qytetarët, pagesat kryehen në kohë nga klientët.
"One Albania" përfiton shuma të majme ndaj shqiptarëve, ndonëse nuk plotëson kushtet e kontratave.
CNA ka raportuar herë pas here këto problematika dhe ka publikuar denoncimet dhe mesazhet e qytetarëve për ankesat e tyre. Justifikimet e kompanisë për shërbimet kanë qenë jo të pakta, por e poziconuar si kompania e dytë telefonike në vend, qytetarët deri diku janë të detyruar ta zgjedhin.

Krahas problemative që kompania e hungarezëve ka, ajo ka mundur të gjejë terren edhe në mediat shqiptare, ku shfaqet si reklamë. Madje në një nga portalet shqiptare, teksa lexon lajmin e Orban kundër Kosovës, shfaqet reklama e kompanisë "ONE Albania".
OTP një bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri
OTP është një bankë e nivelit të dytë, investim hungarez që tashmë shqiptarët kanë depozita, kryejnë transferta, marrin kredi, pra i besojnë paratë apo ekonomikë një banke me pronarë hungarezë. Kjo bankë reklamohet shpesh në mediat e vendase.
Qytetarët deri më tani janë ankuar për këtë bankë vetëm për tarifë që mbahet kur shikon gjendjen e llogarisë.
Edhe pse banka operon gjerësisht në Shqipëri, duke përfituar të ardhura të majme, kjo nuk e pengon aspak kreun e qeverisë hungareze që t'i cilësojë shqiptarë si provokatorë.
Wizz Air, kompania ajrore e skandaleve
Udhëtarët shqiptarë tashmë janë mësuar me skandalet e një linje low-cost, që i ndryshon "destinacionet sipas mendjes". Janë për t'u treguar si barcaleta ato që ndodhin në kompaninë "Wizz Air", udhëtarët nisen nga Koln për në Tiranë, dhe përfundojnë në Bari.
Vonesat, lënie me orët të gjata deri në mëngjes në aeroporte, anulime fluturimesh apo devijime të linjave të fluturimit, janë të zakonshme për qytetarët që përdorin këtë linjë.
Kompania ajrore hungareze, shpesh justifikohet, por ndërkohë skandalet vijojnë. Sikur të mos mjaftonin skandalet me Wizz Air, por shqiptarët duhet të "përtypin" edhe deklaratat e Orban.
Nëpërmjet kompanive në Shqipëri hungarezët përfitojnë miliona, kanë në duart e tyre depozitat bankare të shqiptarëve, madje edhe sigurinë e jetës, por sërish kjo nuk i bën përshtypje Obranit dhe del kundër Kosovës.
Të dalësh kundër Kosovës është njësoj sikur të dalësh kundër shqiptarisë, kundër një kombi edhe pse të ndarë në dy shtete.
Pra, hungarezët që na "sulmojnë", janë ata hungarezë që ne paguajmë./CNA
Wizz Air është një nga kompanitë më skandaloze të flut...
Një magazinë mobilerie është përfshirë nga flakët mesd...
Ditën e nesërme në orën 18:00 do të zhvillohet protest...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, re...
Mëngjesin e kësaj të shtune Izraeli u godit ngë një su...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar ashpër sulmi...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për anëtarë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ope...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e kreut të FSHF-s...
Turizmi në Shqipëri ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm...
Një platformë mediatike online ka bërë sot publike, pas gj...
Ndonëse vera ka përfunduar, ditët e ngrohta të vjeshtës ju...
Trupa e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka dalë me një...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspekti...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentu...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur p...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...