Parashikimi i frikshëm/ Durrësi, Fieri, Velipoja dhe Shëngjini do të zhyten nën ujë…
Ish-zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi...

Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit.
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushtet shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.
Për më tepër, ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave të imëta mund të dëmtojë zhvillimin kognitiv te fëmijët, duke çuar në probleme të shëndetit mendor dhe komplikime të sëmundjeve ekzistuese, duke përfshirë diabetin, thuhet në raportin për Cilësinë e Ajrit për vitin 2023, të përpiluar nga IQAir, një organizatë zvicerane e cila përpunon të dhënat e grumbulluara nga 30 mijë stacione të monitorimit në 134 vende të botës.
Studimi shqyrtoi në mënyrë specifike grimcat e imëta, ose PM2.5, që është ndotësi më i vogël, por edhe më i rrezikshmi.
Vetëm 9% e 7812 qyteteve të marra në studim plotësonin standardin e OBSH-së, i cili thotë se nivelet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub. Këtu përfshihen Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.
“Ne shohim se në çdo pjesë të jetës sonë ndotja e ajrit ka një ndikim,” tha CEO i IQAir Global, Frank Hammes.
Si pozicionohet Shqipëria?
Ajri që thithim çdo ditë po përkeqësohet nga viti në vit, sipas raportit.
Vendi ynë renditet i shtati në Evropë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, ndërsa në botë renditet e 60-ta. Përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 është 16.7, duke tejkaluar trefishin e kufirit të vendosur nga OBSH.
Edhe vendet e rajonit nuk paraqiten më mirë, fatkeqësisht.
Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kryesojnë listën si vendet më të ndotura në Evropë. Kosova renditet në vendin e 17-të.
Në renditjen e kryeqyteteve për nivelin e ndotjes së ajrit, Tirana është në vendin e 51 në botë, pas Shkupit dhe Podgoricës, përkatësisht në vendet e 30 dhe 36.
Në rajonin e Evropës përfshihen 2006 qytete nga 43 vende. Pavarësisht nga një rritje e lehtë në nivelet mesatare vjetore të PM2.5, Islanda mbetet vendi më pak i ndotur me një përqendrim mesatar prej 4 µg/m3.
Bosnja Hercegovina pa një rënie prej 18% në nivelet e PM2.5 në 2023 krahasuar me 2022, por mbetet vendi më i ndotur në Evropë, duke raportuar një përqendrim mesatar vjetor prej 27.5 µg/m3.
Në një tendencë të përsëritur nga viti 2022, Islanda, Estonia dhe Finlanda janë të vetmet vende në rajon që arrijnë nivelin e udhëzimeve vjetore të OBSH-së PM2.5. Kroacia tregoi përparimin më të madh në vitin 2023 në uljen e niveleve të PM2.5 me mesataren vjetore që ra më shumë se 40% krahasuar me vitin 2022.
Mali i Zi përjetoi rritjen më të madhe absolute të përqendrimeve të PM2.5 me nivele vjetore që u rritën me më shumë se 4 µg/m3 në vitin 2023 për një mesatare vjetore prej 20 µg/m3. Nivelet mesatare vjetore të PM2.5 ranë në vitin 2023 për 36 vende të rajonit, u rritën për gjashtë vende dhe mbetën konstante për një vend.
Në vitin 2023, 7% (135) e qyteteve në rajon arritën udhëzimin vjetor të OBSH-së për PM2.5 prej 5 µg/m3, duke përfshirë çdo qytet në Islandë.
Në rang global Begusarai, një qytet me gjysmë milion banorë në shtetin Bihar të Indisë veriore, ishte qyteti më i ndotur në botë vitin e kaluar me një përqendrim mesatar vjetor të PM2.5 prej 118.9 – 23 herë më shumë se udhëzimet e OBSH-së. Ajo u pasua në renditjen e IQAir nga qytetet indiane të Guwahati, Assam; Delhi; dhe Mullanpur, Punjab./Monitor
Ish-zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pak ditë më parë, aktorja Egla Ceno hodhi akuza mbi mo...
Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffa...
Kristel Candelario, 32-vjeçarja nga Ohio e SHBA-së, e dënu...
Drejtuesi i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka publikuar dis...
Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqet...
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2A...
Vijon rritja rekord e të gjitha llojeve të të ardhurave ed...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi ësht...
Një ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi kthimin e çështje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me inci...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, sot më d...
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin duke dënuar me 2 v...
Të martën, Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkom...
Të martën, në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca ...
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor...
Është zbardhur drafti për projektligjin mbi Policinë e...
Ambasada amerikane, me anë të një postimi në rrjetet s...
Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...