Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizatë terroriste në vitin 1997, por e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste të huaja në vitin 2012.
MEK publikoi për herë të parë lajmin se Irani kishte program sekret të pasurimit të uraniumit. Pas rrëzimit nga pushteti të Saddam Hussein, organizata u përzu nga Iraku.
Protestat e fundit në Iran
Për Andreas Krieg, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Shkollën e Studimeve të Sigurisë në "King's College” në Londër, vala aktuale e protestave në Iran "duket më shumë si konvergjencë e pakënaqësive të vazhdueshme që më në fund u sinkronizuan, sesa një 'rast' i vetëm".
"Filloi me një tronditje ekonomike të menjëhershme, kolapsi i monedhës vendase dhe inflacioni që u përkthyen në rritje të menjëhershme të çmimeve, mungesa dhe paralizë tregtare, dhe më pas u politizua me shpejtësi, pasi njerëzit arritën në përfundimin se shteti ose nuk mund ose nuk do ta stabilizojë jetën e përditshme”, – i tha ai DW.
"Ajo që bie në sy është profili i koalicionit: tregjet dhe shitësit ndihmuan si nxitës, studentët dhe lagjet urbane e bënë të dukshme protestën, ndërsa qytetet periferike dhe zonat minoritare shtuan masën e pjesëmarrjes" - tha Krieg.
"Përgjigjja e shtetit kaloi shpejt nga parandalimi në shtypje, duke përfshirë ndërprerje të komunikimit në të gjithë vendin, të projektuar për të ngadalësuar koordinimin dhe për të zvogëluar kontrollin e jashtëm, gjë që zakonisht përkon me përdorim më të ashpër të forcës në terren", - tha ai.
Opozitë e fragmentuar
Pavarësisht faktit se në Iran ka pasur shumë protesta mbarëkombëtare në dekadat e fundit, opozita iraniane, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk është e organizuar dhe karakterizohet nga një numër i madh grupesh rivale dhe fraksionesh ideologjike.
"Se ku ‘qëndron' opozita, kuptohet më mirë si fragmentim dhe jo si mungesë” - tha Krieg, duke shtuar se "brenda Iranit, veprimi kolektiv mbetet kryesisht pa udhëheqës dhe i rrjetëzuar: mobilizimi vendas, lidhjet shoqërore, dinamika e vendit të punës dhe ekosistemet universitare prodhojnë shpërthime protestash të koordinuara, pa një strukturë të integruar komanduese kombëtare”.
Opozita e Iranit jashtë kufijve
Jashtë Iranit, dy grupet më të mëdha opozitare janë monarkistët dhe MEK. Udhëheqësit dhe anëtarët e të dyja grupimeve kanë jetuar në ekzil që pas rrëzimit nga pushteti të dinastisë Pahlavi në vitin 1979.
Reza Pahlavi, trashëgimtari i Shahut të fundit të Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ka shumë admirues në diasporën iraniane, mbetet e paqartë mbështetja e tij brenda Iranit.
"Jashtë Iranit, diaspora mbetet me ndikim në formësimin e narrativës dhe moralit, por është e ndarë dhe shpesh njerëzit brenda vendit nuk i besojnë, pasi i frikësohen si manipulimit, ashtu edhe boshllëkut që kanë krijuar pas ikjes ” - thotë Andreas Krieg.
"Kjo ka rëndësi për sigurinë e regjimit, sepse zvogëlon probabilitetin e ndasive të shpejta dhe të pastra të elitës, edhe pse rrit gjasat e cikleve të përsëritura të protestave: shtypja e një vale protestash nuk u jep zgjidhje faktorëve themelorë, për të cilët rrugët vijojnë të mbushen”, - shtoi ai.
Çfarë roli luan MEK në protesta
Grupi i dytë opozitar më i madh në Iran është MEK, grupi më i madh i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni i grupimeve opozitare iraniane.
Por çfarë roli ka MEK në protestat më të fundit?
Ali Safavi nga NCRI thotë se MEK ka qenë aktivisht i përfshirë në protesta.
"Njësitë e Rezistencës drejtojnë, koordinojnë dhe organizojnë rezistencën kundër forcave shtypëse" - i tha ai DW. "Në shumë raste, ato kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e protestuesve kundër sulmit të IRGC-së [Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike]. Po të mos ishte për rolin e tyre, regjimi do ta kishte shtypur kryengritjen shumë shpejt."
Safavi i tha DW-së se "një numër domethënës i aktivistëve të MEK janë mes 3 mijë të vrarëve nga forcat e sigurisë”.
MEK, probleme legjitimiteti për shumë iranianë
Gjithsesi, për ekspertin e Lindjes së Mesme, Krieg, "kur flitet për MEK, është e rëndësishme të ndahet perceptimi, nga pëlqimi në terren”.
"Organizata është e disiplinuar, e njeh mirë median dhe është e aftë të prodhojë zhurmë, të bëjë presion përmes lobimit e të japë shumë mesazhe nga jashtë. Megjithatë, ajo ka probleme të mëdha legjitimiteti midis shumë iranianëve për shkak të historisë së saj, akuzave për kontroll të brendshëm dhe qëndrimit të gjatë në mërgim, faktorë që kufizojnë aftësinë e saj për të vepruar si një mjet unifikues i opozitës brenda vendit. Kjo është arsyeja pse kanë jehonë pretendimet, se organizata funksionon si 'kalë Troje' i huaj."
"MEK është i lehtë për t'u instrumentalizuar nga aktorë të shumtë në hapësirën e informacionit, duke përfshirë edhe 'skifterët' (shënim: termi 'skifterë' u referohet diplomatëve apo politikanëve që besojnë te zgjidhjet me forcë ose ushtarake) anti-Iran në SHBA dhe Izrael. Por në praktikë, efekti është më shpesh i lidhur me reputacionin. I jep regjimit kornizën e përshtatshme për të vepruar si përfaqësues i huaj. Por nuk luan asnjë rol në udhëheqjen e këtyre protestave”, - tha Krieg.
I konsideruar nga Irani si grup terrorist, tashmë MEK i bën thirrje Europës të ndërmarrë veprime të rrepta kundër qeverisë në Iran.
"Europa duhet ta përkufizojë menjëherë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si entitet terrorist, të dëbojë diplomatët e regjimit, të tërheqë ambasadorët e saj nga Teherani, ta shkëpusë regjimin nga sistemi financiar ndërkombëtar, të bojkotojë shitjen e naftës dhe t'i çojë udhëheqësit e saj para gjykatave ndërkombëtare, për t'u ndjekur penalisht për krime kundër njerëzimit. Kjo përfshin edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë", – thotë Ali Safavi.
Këndvështrimi i Shqipërisë
Media në Shqipëri ka raportuar rregullisht për protestat në Iran dhe muxhahedinët në Shqipëri, që nga nisja e valës së fundit të protestave.
Nga ana e tyre, anëtarë të MEK në Shqipëri kanë qenë aktivë në mediat sociale, duke shpërndarë postime dhe fotografi që lidhen me protestuesit që kanë humbur jetën dhe anëtarët e tyre të vrarë në protesta.
Kryeministri Edi Rama, i cili i ka prerë lidhjet diplomatike me Iranin që nga shtatori i vitit 2022, pas pretendimeve se ata ishin përgjegjës të sulmeve kibernetike të orkestruara nga Republika Islamike, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me protestat e fundit në Iran. /DW
Për shkak të reshjeve të dëborës, qarkullimi është vështir...
Reshjet e dëborës në zonën e Qafë-Thanës kanë sjellë ndali...
Reshjet e shiut dhe dëborës janë rikthyer në disa qarqe të...
Sot shënohen 15 vite nga protesta e 21 janarit, ku katër p...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me dënimin ...
Gazetari Mentor Kikia u ndal sot te rasti i call center-av...
Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço analizoi sot ras...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot çështjen e shumëpërfolu...
Eksperti ligjor, Ervin Karamuço ndau sot një pikëpamje të ...
Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, D...
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij si pjesë e tur...
Agjencia e Kadastrës Shtetërore (ASHK) ka miratuar procedu...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Mi...
Misioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar se në bashkëpunim ...
Zbulohet arsyeja e vërtetë për të cilën ish-kryetari i...
Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë me procedurë të p...
Krahu i djathtë i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, ...
Linda Rama ka rrëfyer për gjithçka që shkruhej e thuhej gj...
Linda Rama, si asnjëherë më parë, ka rrëfyer për raportin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...