Territorialja/ Mazniku: Tirana duhet të ketë status të posaçëm
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Në përfundim të Shërbesës së tretë të Dhëndrit, Kryepiskopi Joan përcolli një mesazh të fortë shpirtëror, duke u ndalur te dy figura biblike në kontrast: mëkatarja e penduar dhe Juda tradhtar.
Kryepiskopi Joan theksoi se këto dy shembuj pasqyrojnë dy gjendje të kundërta shpirtërore, ku një grua gjeti shpëtimin përmes pendimit të thellë, ndërsa një nga apostujt e humbi atë për shkak të tradhtisë dhe krenarisë.
Fortlumturia e Tij, Joan nënvizoi se mëkati në besimin ortodoks nuk është thjesht shkelje e rregullave, por prishje e marrëdhënies me Perëndinë, duke dëmtuar vetë qenien e njeriut.
Në këtë kontekst, pendimi konsiderohet si një proces i thellë ndryshimi, që shkon përtej keqardhjes dhe synon rikthimin e kësaj marrëdhënieje.
Fortlumturia e Tij, Joani nënvizoi se shpesh njerëzit kanë guxim për të mëkatuar, por ndihen në turp për t’u penduar, duke theksuar se duhet të ndodhë e kundërta: turp për mëkatin dhe guxim për pendimin.
Duke iu referuar shembullit të mëkatares që derdhi miro mbi Krishtin, Kryepiskopi Joan tha se pendimi i vërtetë sjell çlirim dhe gëzim shpirtëror, ndërsa pendimi i rremë, si ai i Judës, çon në dëshpërim.
Në përfundim, Kryepiskopi Joan u bëri thirrje besimtarëve të ndjekin rrugën e përulësisë dhe pendimit, si mënyrën për të arritur faljen dhe bashkimin me Perëndinë.
Mesazhi i Kryepiskopit Joan
Ditën e tretë të shërbesës së Dhëndrit dhe të fundit janë disa tema shpirtërore shumë të rëndësishme. Folëm dy ditët e para për disa tema, që ka dhe nëntema dhe do të dojë kohë shumë të gjatë për të folur për të gjitha, po do të doja të ndalesha në dy gjëra shumë të rëndësishme në ditën e sotme: në mëkataren e penduar dhe në tradhtinë e Judës.
Dy njerëz krejtësisht ndryshe, dy gjendje shpirtërore krejtësisht të ndryshme dhe vendosen në kontrast se si një grua mëkatare gjeti shpëtimin dhe një nga nxënësit, një nga apostujt, e humbi. Këto na bëjnë ne të mendojmë për disa tema të jetës sonë: çfarë është mëkati, çfarë është pendimi, dashuria e pafund e Perëndisë, liria.
Le ta fillojmë me mëkatin. Mëkati në kishën ortodokse nuk është vetëm thjesht një shkelje e një urdhri ose shkelje e një fjale, është diçka më e thellë edhe më e rëndë: është prishja e një marrëdhënieje, kur njerëzit e prishin marrëdhënien me Zotin. E duke prishur atë marrëdhënie ne dëmtojmë vetë ekzistencën tonë, sepse të jesh i mirë e të bëhesh i ngjashëm me Zotin nuk është çështje vetëm thjesht etike, është çështje ontologjike, është qenia jonë që dëmtohet dhe shtrembërohet. Prandaj edhe mëkati është aq shumë i rëndë.
Por Perëndia ka dhënë edhe pendimin. E pendimi është diçka shumë e rëndësishme dhe pendimi në kishën ortodokse nuk është vetëm thjesht keqardhja për atë që mund të kemi bërë. Pendimi është një vendim shumë i rëndësishëm për të ndryshuar gjithë mënyrën tonë të të jetuarit edhe të të menduarit. Nuk është vetëm "bëmë një gabim, japim gjobën dhe lahet", është rregullimi dhe restaurimi i një marrëdhënieje me Perëndinë.
Por njerëzit shpesherë kanë guximin për të mëkatuar, siç thotë Shën Joan Gojarti, dhe pastaj kanë turpin për t'u penduar. Duhet të ishte e kundërta: duhet të kishim turpin për të mëkatuar e të kemi guximin për t'u penduar. Po i ligu e përmbys këtë vlerë: i nxit njerëzit, ju jep guxim për të mëkatuar dhe pastaj i jep ndjenjën e turpit për t'u penduar.
Nëse pendohemi nuk është turp. Krenarët kanë turp për atë gjë. Njerëzit e përulur e pranojnë gabimin shumë shpejt, prandaj dhe ata mund të pendohen e nëpërmjet pendimit mund të arrijnë shpëtimin, si gruaja e sotme. Ajo derdhi një miro shumë të çmuar mbi trupin e Zotit dhe me flokët e saj filloi t'i fshinte edhe këmbët e tij. Shumë njerëz rrotull, përfshi dhe nxënësit, menduan që pse u harxhua një para kaq e madhe, një pasuri, dhe mund t'u jepej të varfërve, ndërsa ajo e bëri atë për Perëndinë. Zoti thotë: "Të varfrit do t'i keni gjithmonë me ju, po këtë gjë që bëri kjo grua do të kujtohet vazhdimisht". Gjersa të përhapet kudo ungjilli, gjithmonë do të kujtohet kjo vepër.
Përse Zoti e ngriti kaq shumë lart këtë gjë? Sepse ajo u pendua thellë dhe është një shembull pendimi për gjithsecilin nga ne. Në psalmet e Davidit thuhet një fjalë shumë e rëndësishme: thotë që "do ta derdh hidhërimin përpara Perëndisë".
Çfarë do të thotë kjo gjë?
Pikërisht atë hidhërimin e pendimit ne e derdhim përpara Perëndisë kur ne realisht e thyejmë enën e zemrës sonë që është ngurtësuar nga mëkatet, nga krenaria, dhe e derdhim përpara Perëndisë. Ajo do të na lirojë ne, do të na çlirojë, do të largohet hidhërimi nga shpirti dhe do të vijë gëzimi, sepse guximi që sjell pendimi jep edhe gëzim.
Pendimi i vërtetë nuk është i trishtuar, është një trishtim që ka brenda edhe gëzimin. Pendimi i krenarit është i trishtuar, kalon në dëshpërim. Juda e tradhtoi Zotin nga çmira dhe nga lakmia dhe vrau veten nga krenaria. Është një pendim i krenarit ku njeriu mendon kështu, thotë: "Si arrita unë?". Nuk përqendrohet tek Zoti, po përqendrohet tek vetja e tij dhe ky pendim është një pendim demoniak.
Pendimi i vërtetë është nga përulësia. Prandaj edhe mësimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për gjithsecilin nga ne dhe na kujton të gjithëve që le të kemi turpin për mëkatin e të kemi guximin për t'u penduar. Sepse nëse do ta thyejmë enën e zemrës sonë e do ta derdhim miron mendore përpara Krishtit, Ai do na falë e do na restaurojë përsëri.
Le t'i lutemi Perëndisë që të na japë këtë guxim e të vazhdojmë rrugën e pendimit, se nëpërmjet pendimit mund të arrijmë në kungim me Perëndinë e gjallë. Amin!/ CNA
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Lezhë, ku po re...
Ministria e Arsimit njofton se janë hapur aplikimet për Pr...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së...
Gjykata Administrative ka certifikuar zgjedhjen e Joni Ket...
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga mbledhja e Kolegjeve të Bashk...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vjet burg Rezart Taçin, ...
Drejtoresha e Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georg...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e çiftit Argita dhe Ja...
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, ka dalë nga Gjykata e...
Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 20 ditë...
Ka përfunduar takimi mes përfaqësueve të fermerëve dhe ble...
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e port...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për med...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim nga...
Ish-drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së T...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...