Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim nga burgu, është shprehur se është e papranueshme që skemat kombëtare të subvencionit në Shqipëri të mbeten të pamjaftueshme.
Meta shprehet se heqja e subvencionit të naftës në një kohë kur çmimi i saj është në maksimum historik është një goditje e rëndë për serat.
Një situatë problematike, kreu i PL-së, shitjen e plehrave kimike azotike, sipas tij, 30% më shtrenjtë se në Greqi dhe Itali.
Më tej shton se në një kohë kur fondet IPARD janë ndërprerë për të tretin vit radhazi, buxheti i bujqësisë në Shqipëri nuk mund të mbetet në nivelet aktuale.
Postimi i plotë:
Pragjet përjashtuese dhe diskriminuese të lëmoshave në bujqësi që shkojnë për një pakicë
Është e papranueshme që skemat kombëtare të subvencionit në Shqipëri të mbeten kaq të pamjaftueshme, duke vendosur pragje absurde mbi 3 hektarë si kusht për financim. Ky kriter përjashton shumicën e fermerëve të vegjël, kur në fakt kriteri i vetëm duhet të ishte identifikimi dhe regjistrimi i parcelave, pa diskriminim sipas madhësisë.
Po aq absurd është kufizimi i mbështetjes për blegtorinë sipas numrit të krerëve. Mbështetja duhet të lidhet vetëm me identifikimin dhe regjistrimin e tufës, jo me kufij numerikë pa kuptim, që nuk marrin parasysh madhësinë mesatare të fermës shqiptare.
Heqja e subvencionit të naftës në një kohë kur çmimi i saj është në maksimum historik është një goditje shumë e rëndë për serat, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke e bërë të pamundur konkurrencën. Ndërkohë, plastmasi për serat ka pësuar një rritje çmimi prej rreth 60% vetëm këtë muaj, prandaj subvencioni duhet të dyfishohet urgjentisht për të mos lejuar shkatërrimin e prodhimit intensiv.
Edhe më dramatike është situata me plehrat kimike azotike, të cilat në Shqipëri shiten 30% më shtrenjtë se në Greqi dhe Itali, duke goditur rëndë prodhimin vendas dhe duke e nxjerrë jashtë tregut. Për to nuk ka asnjë subvencion, duke e lënë fermerin shqiptar të pambrojtur përballë konkurrencës së huaj.
Në Greqi, subvencionet për blegtorinë dhe tokën janë të lidhura vetëm me regjistrimin në sistemin CAP. Nuk ka pragje absurde mbi sipërfaqe; çdo hektar i regjistruar merr mbështetje. Për më tepër, plehrat kimike dhe inputet bujqësore kanë TVSH të reduktuar (13%).
Në Maqedoninë e Veriut, subvencionet jepen për çdo parcelë të regjistruar dhe për çdo tufë të identifikuar. TVSH për produktet bujqësore bazë është vetëm 5%, duke ulur ndjeshëm kostot e prodhimit.
Në Kosovë, skemat e pagesave direkte mbështesin çdo fermë të regjistruar, pa pragje diskriminuese. TVSH për ushqimet bazë është 8%, duke e bërë prodhimin më të përballueshëm.
Në kushtet kur fondet IPARD janë ndërprerë për të tretin vit radhazi, buxheti i bujqësisë në Shqipëri nuk mund të mbetet në nivelet aktuale.
Vetëm për të ndaluar degradimin e sektorit, ai duhet të ishte të paktën trefish më i lartë. Ndryshe, me vetëdije Shqipëria do të mbetet shumë prapa fqinjëve të saj, duke varfëruar qëllimisht fermerin dhe duke e falimentuar këtë sektor jetik, me pasoja shkatërrimtare për prodhimin vendas.
Vetëm duke mbështetur bujqësinë, ndalim shpopullimin! /CNA
Ish-drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së T...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Blegtorët prodhues të qumështit po zhvillojnë sot një prot...
Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i BE-së do të bëhet p...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Bur...
Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit po protestojnë ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Shkënder Hi...
Në Degën Doganore Kakavijë, gjatë kontrollit fizik të një ...
Konfindustria i ka kërkuar qeverisë rishikimin e plotë të ...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe X...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Eld...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur rrëzimin e ankimim...
Ish-drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Te...
Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton këtë të martë ankimim...
Një artikull i botuar në të përditshmen britanike “Express...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Qytetarët e Vlorës do të përballen nesër me ndërprerje të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...