"Do të dorëzojmë padi për 'The Albanian Files'"/ Berisha: Rama shkeli Kushtetutën me koncertin e Kanye West
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme ...

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, në një postim në rrjetet sociale, ka vlerësuar pozitivisht programin “Rilindja Urbane” të Partisë Socialiste.
Në reagimin e tij, Spaho shkruan se rikonstruksioni i qendrave të të gjitha qyteteve ndryshoi jetën e atyre që banojnë në këto qendra urbane.
Gjithashtu shton se programi “Rilindja Urbane” ka qenë edhe një nga faktorët që deri në vitin 2021 PS ka dalë fituese ndaj PD-së në zgjedhje.
Ndërsa ka shprehur kritika për udhëheqjen e PD-së, Spaho shkruan se nuk ofron alternativa zhvillimi dhe mbështetet vetëm te retorika kundërshtuese.
Sipas tij, nëse kjo qasje vazhdon, PD do të paguajë një çmim të rëndë në zhvillimet e ardhshme politike në vend.
Postimi i plotë:
Rilindja Urbane 2.0
E di që militantët e PD do më shajnë pa fund si i shitur tek Rama dhe që po pres të më ofrojë postin e radhës.
Kur filloi Rilindja Urbane 1.0 dhe unë isha një nga drejtuesit e PD, ju kam thënë kolegëve të mi në konfidencë që ky program do na dëmtojë dukshëm politikisht.
Argumenti im ishte i thjeshtë: shumica dërrmuese e qytetarëve në rrethe rrallë u bie radha të vijnë në Tiranë, pa lëre më tej.
Ata gjithë kohën jetojnë në qytete të zymta, pa arkitekturë, godina të rrënuara, rrugë të shkatërruara, pamundësi për fëmijët të gjenin qoftë një hapësirë të vogël për ta apo për qytetarët vetë që të merrnin energji për ditën e nesërme.
Gjithçka zi si në komunizëm.
Nuk më besuan, pasi nuk kuptonin që njerëzit e duan ndryshimin dhe e duan atje ku jetojnë.
Koha më dha të drejtë.
Rikonstruksioni i qendrave të të gjithë qyteteve ndryshoi atmosferën e jetës të atyre që banojnë në këto qendra urbane. Kur në një qendër urbane, që historikisht për dhjetëra vite asgjë nuk ka ndryshuar, njerëzit vlerësojnë dhe të janë mirënjohës edhe për ndryshimin më të vogël që ti bën për ta.
Po ju jap një shembull: Cërriku dhe Gramshi kanë qenë nga qytetet më mbytëse që kam parë. Rikonstruksioni i tyre ua ndryshoi fytyrën qyteteve dhe humorin atyre që banojnë aty. Por sa shumë "qytete" si këta dy kemi gjithandej në Shqipëri!
Rilindja Urbane ka qenë, midis të tjerave, një nga faktorët që deri në vitin 2021 PS dominoi PD në zgjedhje. E di që militantët pa tru dhe udhëheqja pa horizont e PD, atëherë dhe tani, nuk e pranojnë dhe do më mallkojnë si i shitur tek Rama.
Ju mendjelehtë që udhëhiqni PD dhe që kënaqësia ju buron vetëm nga sharjet tuaja militante, nga qëndrimi anakronik që mbani ndaj zhvillimit, nga retorika boshe që nuk ju ndahet, nga mitizimi i propagandës ndaj korrupsionit, me shpresën idiote që do ju hapen rrugët drejt pushtetit, duhet të kuptoni që zgjedhjet e viteve 2027 dhe 2029, në mënyrën më të ashpër, do ju përplasin në fytyrë realitetin që nuk doni ta kuptoni dhe do ju tregojnë që unë kam të drejtë në gjykimet e mia dhe ju jeni thellësisht të gabuar.
Rilindja Urbane 2.0, si dhe fakti që ju nuk ofroni asnjë ide zhvillimi, që ju vetëm shani, që jeni të paaftë të përfaqësoni interesat e qytetarëve, do ju bëjë të paguani një çmim të rëndë në zhvillimet e ardhshme politike në vend.
Por kjo për ju nuk ka rëndësi. Ju doni vetëm të mbeteni opozita e vetme në vend dhe të ndani ndonjë kockë me pushtetin.
Vraponi, vraponi të merrni ndonjë tender nga fondet e Rilindjes Urbane 2.0 dhe shajeni këtë projekt si hipokritë historikë që jeni. /CNA
Ditën e sotme në Kashar do të mbahet koncerti i Kanye West...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Në fjalimet e protestës para Kryeministrisë u dallua edhe ...
Qytetarët mbërritën sot me marshim para godinës së Kryemin...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të premte në Tiran...
Këngëtari i i njohur, Frederik Ndoci, ndau sot një anë të ...
Qindra mijëra qytetarë po ndajnë thirrjet e tyre ndaj poli...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar edhe këtë të premte në...
Një zjarr ka shpërthyer këtë të premte në lagjen nr. 3 të ...
Kjo e premte shënon ditën e 41-të të protestës qytetare ku...
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka zbuluar një nismë ...
Gazetari Mentor Kikia ngriti sot një shqetësim lidhur me ç...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se protesta qytetare kundër q...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim me rëndë...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka de...
Këshilli i Ministrave ndërmori një sërë vendimesh me ndiki...
Tensionet politike janë zhvendosur në Komisionin për Polit...
Sot, më 10 korrik 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvi...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Fanit në Mirditë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetori...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shërbimet e emergjencës në juglindje të Spanjës vijojnë pë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Iranit të d...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...