web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy rryma nga protestat”/ Artan Hoxha: Përshkallëzimi i shërben qeverisë, jo qytetarëve

10 Korrik 2026, 16:34, Aktualitet CNA

“Dy rryma nga protestat”/ Artan Hoxha: Përshkallëzimi i

Gazetari Artan Hoxha tha sot se protesta qytetare kundër qeverisë, tanimë pas 40 ditëve në shesh, ka nxjerrë në pah dy rryma.

Teksa komentonte çështjen në një studio televizive, Hoxha u shpreh se grupi i parë kërkon një kuvend, ndërsa grupi tjetër kërkon protestë “pa kokë”.

Sipas Hoxhës, një përshkallëzim i protestës ka për t’i shërbyer më shumë qeverisë sesa vetë qytetarëve. 

“Aty shoh dy rryma. Lexohen disa pika, por çështja është se si do të realizohen ato. Grupi i parë kërkon një kuvend, por ka një problem: a e përfaqëson dot ai protestën? Grupi tjetër thotë të vazhdojë si protestë pa kokë, një protestë qytetare që kërkon ndryshimin e sistemit politik dhe largimin e kryeministrit. Sa i përket përshkallëzimit, është një grup më i dobët. Unë mendoj se duhet të ketë një lëvizje të shpejtë që të demonstrojë forcë. Ata e bënë demonstrimin e forcës me vonesë dhe me një grup të vogël. Nëse shkon me 200 veta dhe me kazanë plehrash policia të merr para. Por nëse shkon me 10 mijë vetë te Parlamenti, policia nuk ka çfarë të bëjë. Ky lloj eskalimi, në fund, i shkoi më shumë në favor qeverisë sesa protestuesve. Dhe ajo që unë kisha frikë ishte që nuk duhej t’i jepnim qeverisë mundësinë të filmonte me dron një grup të vogël njerëzish. Shpresoj që në shtator protesta të rifuqizohet, ashtu siç ndodhi edhe në Serbi”,-tha Hoxha./CNA

 





Lajmet e fundit nga