web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Libri "The Albanian Files"/ Deputeti: Grupet kriminale marrin arkitektë për pastrim imazhi

9 Korrik 2026, 18:57, Aktualitet CNA

Libri "The Albanian Files"/ Deputeti: Grupet kriminale marrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Task Force” ka folur për librin “The Albanian Files”.

Këlliçi tha se PD ka kërkuar prej muajsh ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me këtë rast, duke ftuar mazhorancë që nëse mundet t’i rrëzojë pretendimet e opozitës për këtë çështje.

Më tej demokrati tha se të gjithë eurodeputetët e kanë kuptuar që kryeministri Rama është i korruptuar.

Këlliçi u shpreh se kriminelët i përdorit arkitektët ndërkombëtarë për të pastruar imazhin dhe sipas tij ua cakton Rama se kë arkitekt do të përdorin.

 

Projekte në vlerë 40 milionë euro, 50 milionë euro. Kemi kërkuar prej muajsh ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Është e drejtë kushtetuese e deputetëve të Kuvendit, 1/4 e tyre, dhe mazhoranca socialiste e rrëzon këtë nismë. Ne nuk kemi asnjë problem, ja ku jemi në Parlamentin Europian. Ja ku i kemi eurodeputetët.

Miratojeni dhe hajdeni të shkojmë në komisione hetimore, faktojini të gjitha të kundërtat e atyre që pretendojmë ne. Pra, duhet të kuptojmë një gjë: fasada ka rënë.

Eurodeputetët të gjithë kanë kuptuar që kryeministri i Shqipërisë është një kryeministër kryekëput i korruptuar, i zhytur në krim, dhe këtë nuk e themi ne, këtë e thonë të gjitha përgjimet e platformave Sky e Encrochat, të sjella nga organet ligjzbatuese, të sjella nga belgët e francezët kryesisht, që tregojnë për komunikimet e grupeve kriminale, për pastrimin e parave, për marrjen e lejeve të ndërtimit. Duke pritur që grupet kriminale, Edi Rama t'u caktojë cilin arkitekt apo studio ndërkombëtare ato duhet të marrin për ta përdorur si fasadë, për ta përdorur si larës imazhi”, tha Këlliçi.





Lajmet e fundit nga