web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën hallin e Saliut”/ Balla ironizon deputetët e opozitës

9 Korrik 2026, 14:48, Aktualitet CNA

“Në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi nga vizita në Strasburg, duke i cilësuar ato si “dy foto sa 1000 fjalë”.

Në foton e parë duket delegacioni shqiptar në prani të eurodeputetëve të PE dhe në foton tjetër duken deputetet e opozitës. Postimi vjen pas votimit në Parlamentin Europian që lidhet me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në mesazhin e tij, Balla ka ironizuar deputetët e opozitës, ku shprehet se në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën “hallin e kryedemokratit Sali Berisha”.

“Faleminderit të gjithë eurodeputetëve që votuan PRO Shqipërisë në Bashkimin Europian. Keqardhje për deputetët shqiptarë që në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën hallin e Saliut”, shkruan Balla në postimin e tij. /CNA

“Në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga