Plagoset me thikë një person në Shëngjin
Një plagosje raportohet se ka ndodhur në zonën e Kunes në ...
Një plagosje raportohet se ka ndodhur në zonën e Kunes në ...
Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i planifikuar të mbahet më 11 korrik në Tiranë, është kthyer në një debat të madh publik për mënyrën se si qeveria ka zgjedhur të mbushë thesin e reperit me plot 4 milionë euro për koncertin.
Kryeministri Edi Rama në qëndrimet e tij publike e ka mbrojtur financimin me 4 milionë euro me propagandën për promovimin e Shqipërisë.
Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje të thjeshtë: pse duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë për një koncert privat të një artisti ndërkombëtar?
Kjo pyetje bëhet edhe më e rëndësishme kur realiteti në vend paraqet një tjetër panoramë me denoncime të vazhdueshme publike për problematika të ndryshme.
Spitalet publike vazhdojnë të kenë mungesa në pajisje dhe personel. Shkollat në shumë zona kanë nevojë për investime. Infrastrukturës rrugore i mungojnë investimet bazë. Fshatra të tëra vazhdojnë të kenë probleme me furnizimin me ujë, kanalizimet dhe shërbimet publike.
Edhe vetë zona e Kasharit, ku është ngritur arena për koncertin, është kritikuar prej kohësh për gjendjen e dobët të rrugëve dhe infrastrukturës.
Në një situatë të tillë, është e vështirë të justifikohet përdorimi i miliona eurove për një aktivitet që zgjat vetëm disa orë.
Ne si redaksi nesër duam të sjellim Justin Bieber, Bad Bunny-n, Madonën, apo cilindo artist tjetër të famshëm. Pse qeveria nuk duhet të japë disa miliona euro edhe për ta? Kjo krijon një precedent të rrezikshëm për artistët e tjerë me famë botërore që do të japin koncerte në Shqipëri.
Ai lidhet edhe me figurën e artistit që po mbështetet. Kanye West nuk është thjesht një reper me famë botërore. Prej disa vitesh ai është bërë një nga personazhet më të debatueshëm të skenës ndërkombëtare për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe lavdërimeve ndaj Adolf Hitlerit.
Këto deklarata janë dënuar nga organizata ndërkombëtare, komunitete fetare, figura publike dhe institucione të shumta.
Për pasojë, koncertet dhe aktivitetet e tij janë anuluar ose penguar në disa vende europiane. Në Mbretërinë e Bashkuar atij iu ndalua hyrja në vend dhe u anulua pjesëmarrja në Wireless Festival. Në Francë autoritetet paralajmëruan se do të ndërhynin për të penguar zhvillimin e koncertit. Në Poloni koncerti u anulua pas kundërshtimeve të institucioneve. Në Zvicër organizatorët hoqën dorë nga eventi duke deklaruar se nuk dëshironin t'i jepnin një platformë artistit. Edhe në Itali koncerti në Reggio Emilia u anulua për arsye që lidhen me rendin publik dhe reagimet e komunitetit hebre.
Pra, ndërsa vende të rëndësishme europiane kanë zgjedhur të distancohen nga figura e Kanye West, Shqipëria rrezikon të krijojë përshtypjen se është e gatshme jo vetëm ta mirëpresë, por edhe ta financojë atë me para publike.

Askush nuk mund të mohojë se arti është i rëndësishëm dhe se koncertet ndërkombëtare mund të sjellin turistë, publicitet dhe aktivitet ekonomik.
Por një shtet serioz duhet të dijë të bëjë dallimin mes promovimit të kulturës dhe përdorimit të fondeve publike për të subvencionuar një artist privat, veçanërisht kur ai mbart një histori kaq të rënduar polemikash.
Edhe nëse argumentohet se eventi do të sjellë përfitime ekonomike, qeveria ka detyrimin të publikojë një analizë të plotë financiare.
Po aq shqetësues është edhe mesazhi që i jepet shoqërisë.
Shqipëria ka nevojë për më shumë investime në arsim, në shëndetësi, në bujqësi, në infrastrukturë dhe në zhvillimin ekonomik.
Ka nevojë për politika që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe jo për vendime që krijojnë polemika dhe ndarje.
Në fund, debati nuk është nëse Kanye West duhet apo nuk duhet të këndojë në Shqipëri. Çdo artist ka të drejtë të organizojë koncertet e tij, nëse respekton ligjin.
Debati i vërtetë është nëse shteti shqiptar duhet të përdorë fonde për të financuar një aktivitet të tillë, ndërkohë që vendi ynë lëngon nga plagë të rënda, të cilat as nuk janë të arnuara, por thjesht zënë kore dhe rrjedhin sërish./ CNA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hit...
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për shteta...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar n...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore e rad...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për pushim...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Parl...
Në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare po shqyrtohe...
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashk...
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në procesin...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vijojnë punimet në ak...
Ish-deputeti Petro Koçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytet...
Grupi i punës i protestës ka bërë një reagim pëmes një pos...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Vijon protesta para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja ...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje raportohet se ka ndodhur në zonën e Kunes në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pas përfundimit të samitit të NATO, presidenti i Turqisë R...
Shteti indian i Bengalit Perëndimor është përfshirë nga pr...
Çmimet e shtëpive në San Francisko janë rritur në nivele r...
Në seancën gjyqësore, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...