web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ja si ka ndryshuar ai që e do partinë më shumë se Shqipërinë"/ Këlliçi ironizon Ballën

9 Korrik 2026, 15:16, Aktualitet CNA

"Ja si ka ndryshuar ai që e do partinë më shumë se

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizon kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Këlliçi shkruan se Balla kur ishte në opozitë ishte kundër zhvillimit të zonës së Zvërnecit, ndërsa sot del dhe flet për përfitimet që do të ketë nga zhvillimi në zonë.

Më tej shton se ka shkuar deri aty sa hedh akuza kundër protestës paqësore se shtyhet nga Irani dhe Moska.

Postimi i plotë:

Ja si ka ndryshuar komisari i partisë, ai që e do partinë më shumë se Shqipërinë, më i zellshmi kundër protestuesve në Tiranë!

Në opozitë ishte kundër zhvillimit të asaj zone. Sot shfaqet dhe si ekonomist e flet për përfitimet që do ketë vendi. Jo vetëm kaq por është dhe pushka kryesore e Ramës ndaj atyre që janë ngritur kundër korrupsionit dhe arrogancës.

Madje arrin deri në akuza se protestuesit paqësorë dhe rinia shqiptare, ështe e shtyrë herë nga Moska, herë nga Teherani, herë nga Beogradi ose Athina, për të protestuar kundër korrupsionit të Edi Ramës!

Kur e cakton Edi Rama se ku do ndërtohet, kush do e marrë, kush do hedhë paratë, kush do bëjë projektin, atëherë sipas Taulant Ballës jemi Shqipëria europiane.

Për qëndrime si këto, fytyra si Balla janë të urryera sot në publik dhe në çdo trevë ku flitet shqip. /CNA





Lajmet e fundit nga