web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

99-çi pa vota i Veliajt kundër drejtësisë

10 Korrik 2026, 11:33, Aktualitet CNA

99-çi pa vota i Veliajt kundër drejtësisë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, së bashku me avokatin e tij 99-ç të pandehur, Plarent Ndreca, dhe me mediat që i shërbejnë që prej arrestimit të kryebashkiakut, kanë nisur fushatë sulmesh ndaj drejtësisë, SPAK-ut dhe prokurorëve.

Ata që dikur Veliaj i quante “kolegë”, sot i ka “armiq” dhe nga skutat e birucës së burgut të Durrësit ku ndodhet krijon lloj e soj skemash dhe skenarësh për t’i sulmuar.

Me raporte qindra mijëra dollarëshe, me shkrime të paguara në mediat ndërkombëtare, me shkrime në mediat dhe televizionet e tij që vetë ka treguar se i dirigjon nga burgu i Durrësit, me padi qesharake në Gjykata etj.

Prej rreth një viti zvarrit proceset gjyqësore në GJKKO. Zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj tij është shndërruar në një strategji të qëllimshme dhe kjo është e qartë, mjetet janë të ndryshme, që nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., të gjitha kanë një qëllim: shmangien e drejtësisë dhe vonesën e procesit.

Një nga skemat e kryebashkiakut për të zvarritur pafundësisht proceset zgjedhore ka qenë edhe ndryshimi i avokatëve, nga Artan Gjërmeni, Ermir Beta, Valentina Teodoresku për të përfunduar tek i pandehuri Plarent Ndreca.

Pra, ka arritur deri atje që i pandehuri Erion Veliaj të mbrohet nga një tjetër i pandehur siç është Plarent Ndreca, i akuzuar për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Plarent Ndreca, 99-çi pa vota i Veliajt 

Plarent Ndreca nuk është thjesht vetëm një 99-ç i Erion Veliajt.

Gjatë një vëzhgimi, CNA ka mësuar se në partinë “G99” të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës ka qenë pjesë edhe avokati i pandehur Plarent Ndreca.

Në zgjedhjet e vitit 2009, kandidat në listën e G99 për qarkun Lezhë, pas Erion Veliajt, ka qenë Plarent Ndreca.

99-çi pa vota i Veliajt kundër drejtësisë

Sipas të dhënave, në këtë vit, Erion Veliaj bashkë me Plarent Ndrecën kanë marrë 368 vota.

99-çi pa vota i Veliajt kundër drejtësisë

Këta numra tregojnë qartë se sa të votuar kanë qenë nga zgjedhësit shqiptarë në qarkun e Lezhës, sa në një numër prej 77,224 votuesish, Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj kanë marrë së bashku 368 vota.

Gjithçka është e qartë. “Banda” e 99-çave kundër drejtësisë i ka pasur lidhjet e hershme. Sot 99-çi Plarent Ndreca që në zgjedhje u katandis me 368 vota vepron si një “bandë” bashkë me Veliajn kundër drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve./ CNA

 





Lajmet e fundit nga