Plarent Ndreca, avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar përsëri, pas zvarritjes së proceseve gjyqësore në GJKKO, se qëndrimi në kafaz i klientit të tij është antikushtetues.
Në fakt, në një vendim të Gjykatës së Strasburgut të publikuar nga CNA më 29 maj 2026, kjo deklaratë e Plarent Ndrecës për çështjen e kafazit është as më shumë e as më pak se vetëm një gënjeshtër, sepse nuk i cenohen të drejtat po të qëndrojë në kafaz.
Kështu e ka thënë edhe vendimi i Strasburgut, vendim i datës 5 mars 2026, i zbardhur më 19 maj 2026.

“Gjykata ka konstatuar tashmë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami ose në 'doke' (kabina) prej xhami, nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi të mjaftueshëm për të arritur nivelin minimal të ashpërsisë, siç është rasti me kafazet metalike (shih Yaroslav Belousov kundër Rusisë, nr. 2653/13 dhe 60980/14, §§ 124 dhe 125, 4 tetor 2016). Megjithatë, ky nivel mund të arrihet nëse rrethanat e mbajtjes së tyre, të marra në tërësi, do t'u shkaktonin atyre shqetësim ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes që është i natyrshëm për ndalimin (shih Kud?a kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, §§ 92-94, GJEDNJ 2000-XI)”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Pra, vendimi i GJEDNJ-së konfirmon qartë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi që arrin nivelin minimal të ashpërsisë për të bërë shkelje, duke e diferencuar këtë masë sigurie nga kafazet metalike.
Plarent Ndreca, avokati i pandehur i Erion Veliajt, siç edhe CNA e ka theksuar, më shumë i vlen "show" dhe presioni ndaj drejtësisë. Dil, fol, jep deklarata. Që nga dita e parë që është bërë avokat i Veliajt e deri më sot ka vetëm shtyrje seancash ndaj klientit të tij.
Nëse Ndreca dhe Veliaj do të ishin të interesuar që çështja të ecte përpara, tani gjyqi në themel mund të kishte mbaruar.
Por del një skenar tjetër, jo mungojnë disa avokatë, jo Veliaj ka ndërruar disa avokatë të tij përfaqësues. Njëherë nxirret pretendim se na mungon dosja, pastaj e kemi marrë elektronikë po na mungon e printuar. Pastaj e kemi të printuar, por na mungojnë fashikujt që kanë të tjerët. Pastaj kur ua çojnë të printuar thonë jo po s’i marrim këtu, pse na i sollët sot, i duam nesër.
Tani thonë që procesi ligjor nuk është i rregullt, në shinat e ligjshmërisë dhe përdorin çështjen e kafazit, kur në fakt është thjesht një e pavërtetë ajo që pretendon i pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, sepse Gjykata e Strasburgut është shprehur për atë çështje dhe ka theksuar se barrierat prej xhami janë një masë legjitime sigurie dhe jo një formë trajtimi poshtërues./CNA
Prej 10 ditësh, një protestë masive me grupime e rryma të ...
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ka zhvillua...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në b...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Reperi Kleviol Ahmeti ka dalë nga ambientet e Gjykatës së ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Ka nisur seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të arrestuar ...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio”, është paraqit...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin për ndërtimin...
Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e Ministerialit U...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Bilis...
Sot zhvillohet në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrest...
Dita e 10 e protestës kundër qeverisë Rama po vijon prej g...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço komentoi sot zhvillime...
Prej gati 4 prësh vijon dita e 10 e protestës kundër qever...
Kryeministri Edi Rama nga Fieri teksa ka folur për festime...
Protestës masive që zhvillohet sot për të dhjetën ditë rad...
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e festimit të 35-vjeto...
Protesta qytetare në Korçë ka vijuar për të pestën ditë ra...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...