web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rilindja 2.0”/ Rama: 1.5 miliardë euro për standardet europiane

10 Korrik 2026, 13:55, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpallur programin kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, një investim prej 1.5 miliardë eurosh, që synon të transformojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe standardet e jetesës në bashkitë e vendit. Në prani të ministrave dhe kryebashkiakëve, Rama kërkoi një ritëm më të shpejtë pune, duke theksuar se pritshmëritë e qytetarëve janë rritur sepse shoqëria ka lënë pas varfërinë.

Programi i ri vjen si një kapërcim nga faza e emergjencës drejt asaj të modernizimit të qëndrueshëm. Kryeministri Rama theksoi se integrimi në BE nuk duhet të mbetet një koncept abstrakt, por të përkthehet në përmirësim të jetës së përditshme.

Gjatë prezantimit, u bë e ditur se fondet do të orientohen drejt projekteve për strehimin social, mbështetjen e çifteve të reja, mbrojtjen mjedisore dhe teknologjinë në shërbim të komunitetit. Rama paralajmëroi se gara për zhvillim nuk lejon “receta magjike”, duke kritikuar ashpër ata që, sipas tij, shesin iluzione.

Programi “Rilindja Urbane 2.0” shihet nga qeveria si instrumenti për t’i dhënë Shqipërisë pamjen e një vendi anëtar të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade, duke vendosur në qendër të politikave qytetarin dhe nevojat e tij në rritje./ CNA





Lajmet e fundit nga