Trajtim më i mirë financiar për zjarrfikësit: 20% shtesë mbi pagën për orët e punës pas orës 19:00
Këshilli i Ministrave ndërmori një sërë vendimesh me ndiki...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast të rëndë të neglizhencës institucionale, ku ndërmarrja e ujësjellësit po penalizon një qytetar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike.
Sipas saj, Arben Kalemaj, i diagnostikuar me sëmundje kardiake serioze dhe mbijetues me vetëm 50 euro asistencë në muaj, vazhdon të mbetet pa ujë në banesë. Pavarësisht se qytetari ka shlyer detyrimet financiare, UKT nuk ka proceduar me rilidhjen e shërbimit, duke e lënë atë në një situatë mbijetese.
Vangjeli e konsideroi këtë trajtim si një akt çnjerëzor.
"Të rikthehet menjëherë furnizimi me ujë për qytetarin Arben Kalemaj. Uji është e drejtë themelore, jo mjet ndëshkimi për më të pamundurit.
Partia Demokratike denoncon mungesën e ndjeshmërisë sociale të institucioneve publike dhe mënyrën me të cilën trajtohen qytetarët më në nevojë.
Qytetari Arben Kalemaj, i diagnostikuar me sëmundje të rënda, përfshirë STEMI lateral, dhe me probleme të tjera shëndetësore, jeton vetëm me rreth 50 euro asistencë ekonomike në muaj.
Pavarësisht kësaj gjendjeje tepër të rëndë, ai është përballur me ndërprerjen e furnizimit me ujë për shkak të vonesës në pagesën e faturave të dy muajve.
Pasi ka shlyer detyrimet financiare, zoti Kalemaj ka kërkuar zyrtarisht rilidhjen e ujit në banesë.
Edhe pse, sipas tij, drejtuesi i UKT-së i ka konfirmuar se furnizimi do të rikthehej brenda pak ditësh, kjo ende nuk ka ndodhur.
Nëse është kështu, kemi të bëjmë me një rast të papranueshëm të neglizhencës institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë ndaj një qytetari që jeton në kushte të rënda shëndetësore dhe ekonomike.
Asnjë shtet që pretendon të mbrojë dinjitetin njerëzor nuk mund të lërë pa ujë një familje që lufton çdo ditë me sëmundjen dhe varfërinë.
Uji nuk është luks. Uji është një e drejtë themelore dhe një domosdoshmëri jetike.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për rikthimin e furnizimit me ujë në banesën e zotit Kalemaj.
Një qeveri matet nga mënyra se si trajton më të dobëtit, jo më të fortët.
Partia Demokratike mbetet e angazhuar për ndërtimin e politikave që vendosin në qendër njeriun, mbrojnë familjet në nevojë dhe garantojnë që shërbimet jetike të mos përdoren kurrë si instrument ndëshkimi ndaj qytetarëve që jetojnë në varfëri dhe përballen me sëmundje të rënda", tha Vangjeli./ CNA
Këshilli i Ministrave ndërmori një sërë vendimesh me ndiki...
Tensionet politike janë zhvendosur në Komisionin për Polit...
Sot, më 10 korrik 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvi...
Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve të angazhoh...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur programin kombëtar “Rili...
Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia-n, ka prezantuar...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëta...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Në ditën e 40 të protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një reagim në lidh...
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria e Korçës ka...
Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ...
Në ditën e 40 të protestës kundër qeverisë dhe kryeministr...
Protestuesit po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministr...
Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre për ditën e sotme....
Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për gjyqtarin që d...
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në ditën e 40 të protest...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për kon...
Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për f...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë një mister për iranianët d...
Policia britanike arrestoi një burrë me dyshimin për vrasj...
Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann W...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi këtë të premte ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...