web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada amerikane paralajmëron: Prindërit shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-së për të lindur fëmijët rrezikojnë rinovimin e vizës

10 Korrik 2026, 15:08, Aktualitet CNA

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim me rëndësi për shtetasit shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të lindur atje fëmijët e tyre.

Siç theksohet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këta shtetas duhet të tregojnë kujdes në rast se përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor.

Sipas ambasadës, këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen.

“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”,-theksohet në njoftim./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga