web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kontrolloni menunë”/ Gazetari denoncon skandalin: Çmimet në restorantet e bregdetit në jug, të papërballueshme

10 Korrik 2026, 18:20, Aktualitet CNA

“Kontrolloni menunë”/ Gazetari denoncon skandalin:

Gazetari Mentor Kikia ngriti sot një shqetësim lidhur me çmimet stratosferike në restorantet bregdetare në jug të vendit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kikia shkruan se fatura është shumë e lartë për 90% të shqiptarëve.

Sipas gazetarit, zgjidhja e vetme është rishikimi i faturës, pasi as ndërhyrja e institucioneve nuk mund të sjellë ndryshim.

“Që të mos merremi më me “trakte restorantesh”!

Dikush kishte postuar këtë fature sot, nga nje restorant bregdetar në jug të vendit. Duke pare çmimet dhe produktet, mund të them që janë shumë të larta për 90 % të shqiptarëve.

Cila është zgjidhja?

A mundet që çmimet këtij restoranti t’ia caktojë bashkia, që ti ketë më të ulëta? Jo!

A mund të bëjmë ne një peticion, që ta detyrojmë pronarin ti ulë? Jo!

A mundemi ne të bëjmë një lutje që ta prekim atë në shpirt, ti ulë?  Jo!

A mundemi ti bëjmë komente negative e t’ia “heqim yjet”?  Jo, nuk ka pse!

Ajo që mund të bëjmë është:

Ulu në tryezë, kërko menunë. Mos prano të të thotë kamarieri, “hë se ta them unë çfarë kemi”. Shiko çmimet, dhe nëse nuk i përballon, mbylle menynë, çohu nga tavolina dhe ik tek një lokal që ka çmime më të përballueshme.

Ai është tregtar. Nëse ai gjen klientë që t’ia blejnë një vezë 100 Euro, ai do ta shesë. Nëse nuk e ulm çmimin dhe nuk ka as klientë, le ti hajë vetë.

A, nëse ai të mashtron, duke shënuar në menu “100 lekë” e në faturë ta shënon “1,000 lekë”, atëherë jo “komente negative”, por edhe denoncim në tatime, në polici, edhe në “OKB të shkoni”.

Pastaj, nëse biznesi po bën evazion fiskal(si kjo faturë jo-fiskale), po shman taksat etj, denoncimi këtu është detyrë qytetare dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet ta konsiderojnë çdo informacion”,-shkruan Kikia./CNA





Lajmet e fundit nga