web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pozita spërdridhet, opozita ëndërron”/ Protestuesi: Partitë gënjejnë me 1001 të zeza, shqiptarët vuajnë

10 Korrik 2026, 21:18, Aktualitet CNA

“Pozita spërdridhet, opozita ëndërron”/ Protestuesi:

Në fjalimet e protestës para Kryeministrisë u dallua edhe një qytetar aktiv, që ndau jo pak problematika.

Sipas tij, populli shqiptar nuk i harron dot vuajtjet që po kalon prej politikës së vendit.

Protestuesi shënjestroi drejtpërdrejt për këtë shqetësim partitë politike, pasi siç tha po gënjejnë qytetarët, ndërsa nuk ngurroi të shprehte hapur qëndrimin e tij kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës.

“Pozita dridhet dhe spërdridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita i ëndërron dhe do t’i arrijë me çdo mjet. Përfundimi, populli i heq të gjitha. Ngel në mes dhe paguan haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur  ipas synimit të tyre. Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë. Do vijë fundi juaj. Koha do iu nxjerrë të shplarë në Pazar. Nuk mund të kishit dinjitet për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”,-tha qytetari./CNA





Lajmet e fundit nga