Mesazhi i Begajt: Shqipëria e angazhuar fuqishëm për integrimin në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e...

Një ndryshim i madh po prek këtë sezon turistik. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime të rëndësishme në rregulloren e stacioneve të plazhit, duke rregulluar çmimet, kontrollin e hapësirave publike dhe rolin e njësive vendore.
Plazhet publike të tarifuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore tani janë të regjistruara si një kategori e veçantë dhe nuk mund të delegohen te subjektet private. Çmimet maksimale për përdorimin e çadrave dhe shezlongëve do të përcaktohen nga bashkitë, duke u bërë kufi i detyrueshëm për subjektet private.
Ndryshimet prekin edhe stacionet pranë strukturave akomoduese, lumenjtë dhe liqenet, ndërsa niveli i zhurmave dhe higjiena e plazheve do të monitorohen më rreptësisht.
Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik, i kryesuar nga ministri për turizmin, do të koordinojë me agjencitë rajonale dhe strukturat inspektuese, duke u siguruar që çdo plazh të funksionojë sipas rregullave të reja.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe do të jetë vendimtar për sezonin veror, duke garantuar rend, siguri dhe çmime të kontrolluara për pushuesit.
“1. Këshilli bashkiak, përpara fillimit të çdo sezoni turistik, mund të miratojë me vendim çmimet maksimale për secilën zonë bregdetare në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të cilat shërbejnë si kufi maksimal për negociimin dhe zbatimin e çmimeve nga subjektet private.
Në mungesë të këtij vendimi, çmimi maksimal përcaktohet ndërmjet bashkisë dhe subjektit privat, në përputhje me parimet e konkurrencës, proporcionalitetit dhe interesit publik.
2. Çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës, standardin e shërbimit dhe interesin publik.
3. Çmimet maksimale të dakordësuara bëhen pjesë përbërëse dhe detyruese e kontratës së nënshkruar ndërmjet njësisë së vetëqeverisjes vendore, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe subjektit privat e nuk mund të tejkalohen gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kontratës.
4. Tejkalimi i çmimeve maksimale përbën shkelje kontraktore dhe shkak për vendosjen e masave administrative dhe/ose zgjidhjen e kontratës.”.
Respektimi i kushtit për nivelin e lejuar të zhurmave
1. Çdo stacion plazhi është i detyruar të respektojë nivelin kufi të zhurmave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për zhurmat, si dhe/ose në planet vendore të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
2. Njësia e vetëqeverisjes vendore, para fillimit të sezonit turistik veror, publikon planin e detajuar vendor mbi nivelin e zhurmave për secilin plazh, i detyruar për zbatim për secilin subjekt në zonën bregujore.
3. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, si dhe agjencitë rajonale të bregdetit raportojnë çdo ankesë/raportim të paraqitur pranë saj në Policinë e Shtetit, në Policinë Bashkiake, në NJVV-në, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, si dhe në çdo institucion tjetër kompetent për monitorimin e nivelit të zhurmave”, theksohet ndër të tjera në vendim qeverie./ CNA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e...
OSBE ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal në S...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndë...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në inform...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka folur ditën...
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me bug M. N., 56 vjeç...
Aksidentet shënuan rënie të numrit gjatë vitit 2025 me një...
Drejtori aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar këtë të mërkurë...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka nd...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Moisi Habilajn...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar masën...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për mandatin e Ballukut ...
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarë...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...