web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Vendoset kordoni policor para Kryeministrisë, Hita në terren

8 Maj 2026, 19:22, Aktualitet CNA


Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa pritet që për pak minuta t’u bashkohet edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët demokratë.

Raportohet se për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 forca police, ndërsa në terren është dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Protesta e opozitës/ Vendoset kordoni policor para Kryeministrisë,

Para godinës së Kryeministrisë është vendosur kordoni policor, ndërkohë në shesh është vendosur dhe një podium. Nuk dihet nëse do të ketë fjalime apo vetëm marshim në rrugët e kryeqytetit, ashtu siç është deklaruar më herët. /CNA





Lajmet e fundit nga