"PS po përgatitet për zgjedhje në dhjetor"/ Lesi: PD duhej të kishte kandiduar një figurë politike
Botuesi Nikollë Lesi në një dalje televizive në MCN TV ana...

Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave "roaming" të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm.
Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri.
Aktualisht, tarifat "roaming" mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen e tarifave "roaming" të internetit.
Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.
Konkretisht, operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt) duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.
Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.
Aktualisht, tarifa bazë e internetit në "roaming" në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), është 2.4 lekë/MB (nga 40-60 lekë për MB që ishte para hyrjes në fuqi të marrëveshjes).
Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në "roaming" me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.
Marrëveshja parashikon gjithsesi një ulje të mëtejshme të çmimit të internetit në 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026.
Megjithatë, nëse premtimi i bërë nga Von der Leyen përmbushet, tarifat për të gjitha shërbimet "roaming" (duke përfshirë edhe thirrjet) duhet të hiqen dhe shqiptarët do të komunikojnë sipas kushteve të planit të tyre tarifor kombëtar, edhe kur të udhëtojnë në vendet e BE-së.
Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në "roaming" me vendet e BE-së ndoqi marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave "roaming" mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rreth 857 mijë shqiptarë përdorën shërbimet "roaming" në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë.
Volumi i internetit të përdorur në "roaming" e ka kaluar shifrën prej 1.2 milionë GB (gigabyte) internet, me një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2023.
Deri tani, AKEP nuk mundëson statistika specifike lidhur me përdorimin e shërbimit "roaming" nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat e INSTAT treguan se vitin e kaluar shqiptarët regjistruan afërsisht 7.9 milionë dalje nga territori i vendit vitin e kaluar, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Botuesi Nikollë Lesi në një dalje televizive në MCN TV ana...
Këtë të hënë, aksi dytësor Vorë-Maminas është përfshirë ng...
Një gjendje e rënduar trafiku ka përfshirë këtë të hënë ak...
Kuvendi ka shpallur vakancën për Avokatin e Popullit, vend...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran zhvilloi sot...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e some fsha...
Pezullimi i zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës ka sjellë edh...
Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar një apartament, i dys...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën ...
Erion Veliaj dhe Mero Baze, dy mashtruesit publikë, vijojn...
Rreth 70 minatorë të minierës së bakrit në Spaç të Mirditë...
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike p...
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e monopat...
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Naureda Llagami...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar draftin për proc...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në fshatin Jetë e R...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar një plan masash për r...
Nga sot, nis ndërhyrja në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajl...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...