web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet dhe moti i keq në Durrës/ Anulohet hedhja e kryqit

6 Janar 2026, 11:08, Aktualitet CNA

6 janari shënon Ditën e Ujit të Bekuar për të gjithë besimtarët orthodhoksë.

Në të kremten e Pagëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi sot Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti" në Durrës.

Por për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe si pasojë e përmbytjeve në Durrës është anuluar hedhja e kryqit.

Përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut, bllokimi i qarkullimit në disa akse e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ceremonisë së hedhjes së kryqit në Ditën e Ujit të Bekuar.

Po ashtu ceremonia e hedhjes së kryqit është anuluar dhe në Gjirokastër, si pasojë e motit të keq./ CNA





Lajmet e fundit nga