web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë/ Përmbytje në lagjen “Besëlidhja”, vështirësohet qarkullimi

6 Janar 2026, 08:47, Aktualitet CNA

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë/ Përmbytje në

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar problematika në qytetin e Lezhës. Si pasojë e prurjeve të mëdha, sistemi i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e ujit, duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”.

Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Banorët janë përballur me situata të vështira, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

Për shkak të pranisë së ujit në ambientet përreth, është pezulluar përkohësisht zhvillimi i mësimit në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.

Ndërkohë, vërehet një rritje e ndjeshme e niveleve të lumenjve Drin dhe Gjadër, të cilët ndodhen pranë kuotave kritike. Autoritetet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën./ CNA





Lajmet e fundit nga