Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg katër të arrestuarit të dyshuar për vrasjen e Hysni Ymerit.
Gert Bushati është lënë me masën arrest me burg nga Gjylata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit.
Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrikë, i cili shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit.
Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.
Ndërkohë gjykata dha "Arrest me burg" edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol.
Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.
Pavarësisht kësaj policia ka sekuestruar telefona dhe ka përgjime si dhe një sërë provash të tjera që mund të implikojnë edhe këta tre persona.
Personi që vendosi tritolin, Gert Bushati ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person.
Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë.
"Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam pasur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor, por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje".
Gert Bushati ka deklaruar gjjthashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja e vendosjes së tritolit dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur duke mos pasur më shumë informacion rreth kësaj çështjeje.
Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër, por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri.
Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë për Gert Bushatin që ka pranuar autorësinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.
Për sa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit.
Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat "vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim", "shkatërrim i pronës me eksploziv", "mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit". Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për "prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim" si dhe "prishje e qetësisë publike".
Vëllai i viktimës vite më parë, në 1995 është dyshuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja.
Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj, por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista, por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.
Pak ditë përpara vrasjes, në Shqipëri mbërriti djali i Hysni Ymerit, i cili jeton jashtë vendit dhe ndodhej në spital me nënën e tij e cila po lufton për jetën ndaj sëmundjes së rëndë./ CNA
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur sot në Prokuro...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka bërë ...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin se b...
Gara për kreun e Gardës së Republikës është hapur në muaji...
Në vijim të kushteve atmosferike të ditës së sotme dhe baz...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, k...
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 9 persona ...
Kushtet e motit të kësaj fillimjave kanë ndikuar edhe në l...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë n...
Në aksin Bogë-Theth, gjatë natës janë regjistruar reshje t...
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Erion Veliajn në GJKKO...
Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Era...
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka përf...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar listën e fa...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës në lagjen numër ...
Foltorja e Partisë Demokratike rikthehet sërish nesër. Ash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar li...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në rrugën...
Pas lutjes, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Vatikanit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...