Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Sekretarja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ledina Mandija, i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë skandalin qeveritar me Edlira Kokonen.
Mandija në deklaratën e saj tregon se si këshilltarja e Edi Ramës, vazhdonte njëkohësisht të ishte edhe avokate në Strasburg, duke mbrojtur palët që kishin hedhur në gjyq qeverinë e Shqipërisë.
Mandija u ka kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore.
"Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shtetërore, në mënyrë preferenciale, duke u emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik.
Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e klientëve të saj.
Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.
Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.
Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.
Ndërkohë, rezulton se edhe në janar të vitit 2014 të ketë vazhduar komunikimi me Av. Elira Kokona.
Madje, në vijim kjo rezulton edhe në vendimmarrjet e mëtejshme të Gjykatës Evropiane si në çështjen Delijorgji k. Shqipërisë, Becaj k. Shqipërisë, Prima shpk k. Shqipërisë apo në çështje të tjera të komunikuara në lidhje me kompensimet e pronarëve për çështjen e pronave.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës është kujdesur të merrte një shpërblim të drejtë dhe kompensim të plotë të vlerës së pronës në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të pronave për familjarët dhe klientët e saj edhe pas ligjit të famshëm të pronave 133/2015, ku znj. Kokona ka dhënë kontributin e saj.
Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as njoftohen nga Qeveria, në mënyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.
Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto çështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.
Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit ishte dhe është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, ndërkohë që në rastin konkret ajo në raste të caktuara rezultonte mbrojtëse e palëve private karshi Qeverisë, pjesë e së cilës ishte ajo vetë.
Rama zgjodhi për të mbrojtur interesin publik persona që kishin interesat e tyre privatë. Madje KLSH ka gjetur dhe shkelje të kësaj natyre, ku zyrat e shtetit përdoreshin dhe për postën dhe mbledhjes së dokumentacionit për klientët e zyrave private, duke u kthyer në anekse të këtyre zyrave ligjore.
Deklarimi i konfliktit të interesit nuk është në kulturën e kësaj qeverie, pasi është e qartë që në vitin 2013, roli kryesor ishte shërbimi ndaj klientëve, interesave personale dhe parasë, dhe në asnjë rast interesit publik dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të shtetit.
Sot Kokona është negociuse dhe mbrojtëse e pozicionit të Qeverisë në kontratat me investitorë strategjikë, përfshirë këtu dhe Marinë Durrës, por si duket nesër do të jetë avokatja mbrojtëse e interesave të tyre.
Dikur Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe sot Zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona referuar rasteve të cilat janë publike është e qartë që ka qenë në kushtet e shpërdorimit të detyrës.
ILDKPI, organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë", u shpreh ajo./CNA.al
Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca, është përballur me pyetj...
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur mesha në Kishën Orthodoks...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët besimt...
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar festën e...
Aktori Florjan Binaj ka folur për gjendjen e rëndë në të c...
Ekspertja e çështjeve Zgjedhore, Gerta Meta ka treguar gab...
Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka bërë thirrje med...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka derguar kandidatin e P...
Gazetari Artan Hoxha ka marrë pjesë në hapjen e fushat...
Një incident i vogël i ka ndodhur zëdhënëses së PD-së,...
Në mbledhjen e KQZ-së, ku po diksutohet për miratimin ...
Fluks emigrantësh në hyrje dhe në dalje në pikën kufit...
Nesër besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ashtu si...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
Policia e Tiranës ka shoqëruar një drejtues mjeti, i ci...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dhënë një ultimatu...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, A...
Të premten kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjit...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën me tre incenerator...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...