Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Panairi më i madh i edukimit jashtë vendit hap dyert në Shqipëri dhe pikërisht në Tiranë dhe në Korçë në datat 21 dhe 22 tetor 2023. Ky Panair Edukimi është një dritare e madhe për nxënësit shqiptarë, të cilët aspirojnë të kryejnë studimet e mesme ose të larta, të përgjithshme ose profesionale jashtë Shqipërisë.


Ky është viti i 13-të që një panair kaq i rëndësishëm organizohet në vendin tonë nga Integral Educational Programs, një organizatë shumë e rëndësishme që vepron në rajon dhe më gjerë dhe që ka në fokusin e saj studimet jashtë vendit kryesisht në BE, SHBA apo Mbretërinë e Bashkuar të të rinjve të Ballkanit.
Në Shqipëri Integral Albania ka filluar aktivitetin e saj rreth vitit 2013 duke qenë ndihmë dhe asistencë për shumë maturantë në vite, por edhe nxënës të shkollave të mesme për të zgjedhur drejtimin e tyre të studimeve jashtë vendit.
Panairi i Edukimit (WEF ose World Education Fair) që mbahet në ditët e fundit të tetorit në Tiranë dhe në Korçë sjell emrat e institucioneve arsimore më të mëdhenj dhe më prestigjiozë që listohen në krye të renditjes botërore të arsimit. Nga Westbourn school apo Abbey DLD, të cilat janë shkolla të mesme shumë të suksesshme në Britaninë e madhe e për të vazhduar me Universitete britanike si University of Northampton, University of Essex, Middlesex University, Kaplan International Pathways, David Game College Group. etj, etj. Informacion te cilin e gjeni të plotë në fund të këtij artikulli. Mjafton të përmendim shtetet që do të jenë prezentë me stendat dhe stafin e tyre si Austria, Zvicra, Italia, Kanadaja, SHBA, Holanda, Bullgaria dhe Azerbajxhani, apo Mbretëria e Bashkuar e përmendur më lart.
Të gjitha shtete për të cilat ka një interes të jashtëzakonshëm nga të rinjtë dhe prindërit shqiptarë.
Përgatitjet për studime jashtë, fillojnë tashmë që në moshën 12 vjeçare madje dhe më herët me mësimin e një apo më shumë gjuhe të huaj dhe jo vetëm me mësime dhe kurse private në Shqipëri por duke zgjedhur kampet verore apo shkollat e mesme jashtë shtetit, të cilat nuk ofrojnë vetëm argëtim apo njohuri shkencore bazë, por mbi të gjitha mësime gjuhe, shkëmbime kulturore, ofrojnë eksperiencën e parë të të jetuarit larg familjes, përgatisin fëmijët për hapin e parë të madh në jetë. Ndihmojnë në ndërtimin e botëkuptimit të tij, të të parit më qartë të synimeve në jetë. Mbi të gjitha për të përzgjedhur drejt degën e studimeve dhe shtetin e universitetin e të ardhmes së tyre.
WEF panairi i arsimit në Shqipëri ofron një përzgjedhje të gjerë por mbi të gjitha cilësore të kampeve verore dhe shkollave të mesme. Aktualisht ato janë nga më të mirat në botë.
Të njëjtat fjalë mund të themi edhe për Universitet prezentë, duke shtuar me kujdes faktin se një diplomë e huaj është kthyer në një domosdoshmëri kur dikush aplikon për punë në Shqipëri. Një diplomë e huaj shihet me aprovim dhe admirim nga punëdhënësi si shenjë kuraje, fleksibiliteti, mendje të hapur e thyes të mentaliteteve të një të riu apo të reje që ka studiuar vite larg familjes, e duke ia dalë vetë sfidave të jetës.
Dhe sot më shumë se kurrë, është e nevojshme një arsim i huaj. Të mos harrojmë se numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj shtohet çdo vit. Shqipëria është kthyer në një destinacion të dëshiruar pushimesh, turizmi mjekësor apo edhe zhvillimi të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.
Kush më mirë se kontingjenti i studentëve të rinj mund të përballojë këto ndryshime të mëdha që po pëson vendi ynë. Në panair nxënësit dhe prindërit e interesuar mund të kontaktojnë me shkollat më të mira të hoteleri-turizmit në botë, disa prej tyre renditen në 10-shen më të mirë në këtë sektor në botë
César Ritz Colleges, Hotel Institute Montreux , SHMS - Swiss Hotel Management School , Culinary Arts Academy Switzerland– all part of Swiss Education Group.
Përveç turizmit, degë studimesh shumë të dëshiruara janë ato për IT, Mjekësi, Financë etj. Por në Panair apo edhe pranë zyrave të Integral Educational Programs, maturantët mund të marrin ndihmë reale dhe falas për të gjetur drejtimin që do marrin në jetë. Shpesh konfuzë për shkak të moshës ata nuk arrijnë dot të zgjedhin degën e duhur sipas talenteve të tyre apo edhe Universitetin dhe Shtetin sipas buxhetit të familjes.
Panairi ofron një asistencë të bollshme në këtë drejtim së bashku me një informacion shumë te detajuar të bursave të studimit që ofrohen në Art, Sport apo për të rinjtë me rezultate shumë të mira.
Çdo nxënës shqiptar ka mundësi të studiojë jashtë vendit nëse ka informacionin e duhur dhe pavarësisht nga buxheti familjar.Për shembull, universiteti Bishop ofron dy lloje bursash, Corvinus University ofron bursë 100% për kostot e studimit dhe jetesës, AUBG ofron bursa të shumta për studentët shqiptarë. Bursa studimi ofrojnë edhe Universiteti i Essex-it, Northampton, Middlesex , etj.
Ne tek Integral Educational Programs besojmë se arsimi iu përket të gjithëve. Mjafton të kesh ambicien dhe dëshirën, mbështetjen e prindërve dhe ëndrra e diplomimit do të bëhet realitet, shprehet drejtori ekzekutiv Zvetlan Danev.
Vizitoni eventet tek Hotel Rogner Tiranë ne datë 21 tetor nga ora 11.00-17.00 dhe në datën 22 tetor në qytetin e Korçës tek Grand Hotel Palace Korçë nga ora 16.00-19.00 për të mësuar më shumë për të gjitha mundësitë për studime të një niveli të lartë profesional që iu shtrojnë rrugën drejt një punësimi dinjitoz dhe karriere të sukseshme./ CNA




SPAK ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve na...
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion kompanisë "M...
Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lar...
Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4...
Prokuroria e Sarandës i kërkon gjykatës arrestimin ...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për dosjen "Plumb...
Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë b...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe Ministri i Ja...
CNA ka siguruar pamje ekskluzive brenda darkës së krye...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot homol...
Shqipëria ka abstenuar në lidhje me projektrezolutën e par...
Krerët e Qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndim...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në Pr...
Gazetari Artan Hoxha foli për censin e popullsisë në z...
Diplomati, Agim Nesho thotë se nga Samiti i Procesit t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Samiti i ...
Mbrëmjen e kësaj të hëne u regjistrua një sulm terrori...
Të gjithë sytë e botës kanë qenë këtë të hënë nga Shqi...
Në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama ka prit...
SPAK ka vendosur nën hetim dy kryebashkiakë të tjerë të dy...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...