web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy kryebashkiakë të tjerë nën hetim nga SPAK/ Shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre

16 Tetor 2023, 21:45, Aktualitet CNA

Dy kryebashkiakë të tjerë nën hetim nga SPAK/ Shkelje

SPAK ka vendosur nën hetim dy kryebashkiakë të tjerë të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Dy kryebashkiakët janë, kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli dhe kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla.

Dy zyrtarët po hetohen nga prokurori i posaçëm Elvin Gokaj.

Hetimet kanë nisur pas denoncimeve të bëra ku thuhet se zyrtarët kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Akoma dy zyrtarët nuk kanë dhënë dëshminë e tyre për SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.





Lajmet e fundit nga