
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thekson se Shqipërisë do t’i duhen vite dhe breza të tërë që të anëtarësohet plotësisht në BE.
Bregu thotë se në 15 vitet e fundit BE ka kaluar nëpër një rreth ciklik krizash.
“Kemi ndryshuar të dyja palët, në 15 vitet e fundit BE ka kaluar nëpër një rreth ciklik krizash, gjë që herë pas herë i bëri të mendojnë më shumë për veten, që mbase mund të quhet egoiste, por nga ana tjetër edhe e kuptueshme, sepse në fund të ditës kur të kërcënohet bashkësia jote e parë, e ke më të vështirë për të menduar se si mund të përballosh zgjerimin e kësaj bashkësie. Si një familje europiane që gjithmonë u kërcënua me kriza të njëpasnjëshme." u shpreh Bregu.
Sipas saj çdo gjë ka ndryshuar me premtimin e para 20 viteve të samitit të Selanikut, dhe prej asaj dite i vetmi vend që arriti të jetë vend anëtar i BE nga Ballkani, është Kroacia.
“Kemi ndryshuar edhe ne sepse në fillim, në ëndrrën dhe rrugëtimin tonë drejt Europës, ishim gati gati nën presionin duke ndërtuar një histori që ishte më shumë imagjinare, si ne e mendonim bashkimin me Europën, por që pak njihnim çarë detyrimesh do të sillte ky proces. Dhe sigurisht që kemi ndryshuar shpesh herë edhe për shkak se në momentet që Europa prezantonte një strategji apo kërkesë më të madhe llogarie e kishim të vështirë për t’u qasur drejt plotësimit të atij standardi të ri të kërkuar. Të gjithë kanë ndryshuar, edhe shoqëritë e vendeve anëtare të BE nuk janë më statike, ky nuk është një proces statik, çdo gjë ka ndryshuar me premtimin e para 20 viteve të samitit të Selanikut, dhe prej asaj dite i vetmi vend që arriti të jetë vend anëtar i BE nga Ballkani, është Kroacia.”, u shpreh ajo.
Bregu thotë se , në rast se procesi do të vijojë me të njëjtat ritme që është sot Shqipërisë do t’i duhen 125 vjet.
“Ka ndryshuar koha e negocimit për të qenë një vend anëtar. Nëse Kroacisë iu deshën 6 vjet plus 2 për të bërë anëtarësimin e plotë, sot vendeve tona, konkretisht Shqipërisë, në rast se procesi do të vijojë me të njëjtat ritme që është sot do t’i duhen 125 vjet. Kjo do të thotë se është një jetë, breza të tërë. Ne që kishim ëndrrat më të mëdha, kishim imazhin më shumë ngjyra sa i përket pjesës së anëtarësimit, që ishim më shumë europianist se të tjerët para nesh, gjithmonë me dashuri të madhe për Europën. Jemi edhe sot e kësaj dite, dhe pavarësisht se jemi më shumë europianist jemi edhe më shumë kritikë, sepse jemi rritur të gjithë në këtë fazë të ndryshimeve.
Shqipëria nuk është ajo që ishte para 20 apo 25 viteve, kemi elementë, platforma, forume, ku jemi pjesë e një vendimmarrje të përbashkët, sikurse është NATO dhe ku Shqipëria nuk është më Shqipëria e kohës, kur ne na njihnin për imazhin që e bartnim nga historia. Po kështu edhe vende të tjera të rajonit. Ne nuk jemi atje ku ishim para 20 e sa vitesh. Sot shqiptarët janë pavarësisht se të ndarë në 4 shtete se këto janë gardhet që na u caktuan nga Kongresi i Berlinit, apo konferenca e Londrës, janë një komb që janë pjesë përbërëse.”, u shpreh Bregu.
“Ne të gjithë së bashku si komb sot, aq sa jemi të ndarë në 4 shtete në rajon jemi një zë shumë më i fuqishëm dhe kemi tjetër imazh edhe në BE. Pastaj pjesa se si jemi qasur dhe zhvillimet që kemi drejt anëtarësimit në BE, janë të ndryshme. Diku për fajin tonë, diku për vonesat tona që ia kemi shkaktuar vetes, diku edhe mbase kemi qenë më shumë vetë ngacmues me njëri tjetrin, por diku edhe sepse jemi pak më vonë se vendet e tjera në këtë cikël historik“, theksoi ajo./ CNA
Policia ka zhvilluar një operacion këtë të hënë në Sarandë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka thuru...
Piramida e Tiranës ka çelur zyrtarisht dyert mbrëmjen ...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aer...
Në Piramidën e transformuar të Tiranës janë ndezur dritat....
Fjalimi i kryetarit të AADF Michael D. Granoff, në ceremo...
“Anëtarësimi në 20230 është shumë herët apo shumë vonë?” ...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, Olaf Sch...
Kryeministri Edi Rama u shpreh falenderues ndaj kancelarit...
Këtë të hënë është nënshkruar marrëveshja për njohjen ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në përurimin...
Ngritja e kampusit të Kolegjit të Europës në është një tje...
Këtë të hënë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit ...
Ka përfundur sesioni i dytë i Samitit të Procesit të Berli...
Një tentativë për vjedhje ka ndodhur në orët e para të...
Liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian së bashku m...
Deputetët e opozitës tashmë e kanë kthyer në traditë m...
Dy nga personazhet politike më të rëndësishme të partisë n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shprehet në një p...
Liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë shi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...