Arratisja e Ndocit/ Gjykata cakton masat e sigurisë për zyrtarët
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarë...

Këtë të shtunë ka nisur censusi i shpendëve dimërorë në Liqenin e Prespës, një proces i rëndësishëm monitorimi për vlerësimin e gjendjes së biodiversitetit dhe ndryshimeve që ndodhin nga viti në vit. Specialistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve mjedisore janë angazhuar në disa pika vrojtimi përgjatë liqenit.
Sipas specialistit ornitolog Klajdi Duro, të dhënat paraprake tregojnë shifra pothuajse të njëjta me vitin e kaluar, si në numrin e individëve ashtu edhe në llojet e specieve të konstatuara.
Në zonat e monitoruara janë vërejtur kryesisht bajzat dhe disa specie rosash, mes tyre edhe rosa laramane me qafë dhe rosa me katër sy, të cilat konsiderohen specie më të rralla dhe me interes të veçantë për studiuesit.
Ndërkohë, në pjesën jugore të liqenit të Prespës nuk është konstatuar prania e pelikanit të bardhë apo atij kacurrel.
"Deri tani në katër pikat që unë kam mbuluar, janë pak a shumë shifra të njëjta me vitin e kaluar, si në numër individësh ashtu edhe në specie. Përgjithësisht gjenden bajzat, disa specie rosash siç është rosa laramane me çafkë apo rosa me katër sy që mund të jenë specie pak më të rralla dhe karizmatike për njerëzit, por edhe me interes për ne si ornitologë. Në pjesën jugore të liqenit të Prespës nuk kam konstatuar pelikan, as të bardhin e as atë kaçurrel."
Duro thekson rëndësinë e ruajtjes së këtyre specieve, pasi ato janë pjesë thelbësore e ekosistemit të liqenit, ndërsa faktorë si shqetësimi nga aktiviteti njerëzor, ndryshimet klimatike dhe tjetërsimi i habitatit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e numrit të tyre.
"Është mjaft e rëndësishme që ne të tregojmë kujdes për ruajtjen e specieve pasi ato janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit, e liqenit të Prespës dhe duhen parë të gjithë parametrat e mundshëm që mund të ndikojnë në ndryshimin e shifrave. Këtu përmendim shqetësimin nga ana e njerëzve, ndryshimin e klimës, tjetërsimi i habitatit etj."
Nga ana tjetër, përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit pranë AdZM Korçë, Vasil Male, bën të ditur se monitorimi është kryer edhe në zonën e Goricës, në pesë pika vrojtimi. Sipas tij, shifrat janë të përafërta me vitet e kaluara, por këtë vit është konstatuar prania e katër individëve mjelmë. Gjithashtu, është vërejtur edhe specia e rrallë “mergusi merganser”, e cila ka gjetur qetësi në brigjet e liqenit të Prespës, konkretisht në afërsi të Gollomboçit.
"Grupi ynë bëri monitorimin e shpendëve në zonën e Goricës, në pesë pika monitorimi dhe krahasuar me vitet e tjera, kemi konstatuar gati një shifër të përafërt, por sivjet kemi gjetur katër individë të mjelmës. Në lloje ka një prezencë të mirë të shpendëve, por një shifër s'e japim dot paraprakisht. Kemi pasur prezencë të 'mergusit merganser', që është një specie e rrallë në liqenin e Prespës. Është prezente këtu për arsye se ka gjetur edhe qetësinë në brigjet e liqenit të Prespës dhe e kemi gjetur në pikën pesë në afërsi të Gollomboçit."
Male thekson se temperaturat më të favorshme këtë vit kanë ndikuar në praninë e disa llojeve, veçanërisht të bajzave, ndërsa ndryshimet klimatike dhe ulja e nivelit të liqenit kanë sjellë degradimin e kallamishteve, duke reduktuar habitatet e përshtatshme për shpendët që folëzojnë apo jetojnë në këto zona.
"Dua të them që sivjet, krahasuar me vitin e kaluar, sidomos për pjesën e llojit të bajzës, kanë ndikuar temperaturat që kanë qenë optimale. Speciet migratore preken sepse temperatura i detyron që të lëvizin dhe po ashtu ndryshimet klimatike kanë bërë që të ulet niveli i liqenit. Për këtë shkak, kallamishtet kanë dalë në tokë të thatë dhe nuk janë më një habitat për shpendët që folëzojnë apo jetojnë në këto habitate."
Censusi i shpendëve dimërorë në Prespë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa ditën e nesërme do të nisë prej mëngjesit në liqenin e Pogradecit. Të dhënat përfundimtare do të shërbejnë për hartimin e politikave dhe masave konkrete për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në këtë zonë të rëndësishme natyrore./ CNA
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarë...
Kryeministri Edi Rama është treguar i qartë me kryebashkia...
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë samitit për “Ko...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit se nuk d...
Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar ashpër në li...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka reaguar në lidhje me...
CNA TV sonte në orën 19:00 transmeton koncertin festiv “Li...
Në disa media është raportuar se pas subjekteve të kontrollu...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Grup...
Pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, kryeministri Edi Rama...
Ditën e sotme do të dalin para Gjykatës së Durrësit për t'...
Gazetari Ferdinand Dervishi ngriti sot dyshimet se arratis...
Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh sot lidhur me hetimet...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestr...
Ish-ambasadori Roland Bimo ndau sot një analizë mbi me një...
Kryeministria është blinduar sërish këtë të premte me barr...
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare po zhvillojnë ko...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se s...
Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për organizimin e dë...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e kryetarëve të deg...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...