Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në kuadër të Pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në sesionin me temë: Paqja dhe Demokracia kundrejt Luftës dhe Autokracisë. Në këtë sesion ishin të ftuar të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, zotit Stevo Pendarovski, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Në fjalën e tij në këtë sesion, Presidenti Begaj vlerësoi efektet pozitive të prodhuara nga Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por mbi të gjitha për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjerimit të hapësirës së sigurisë euroatlantike. Presidenti Begaj e konsideroi kurajën dhe vizionin e liderëve që arritën këtë marrëveshje një shembull shumë të mirë për të gjithë rajonin.
Gjithashtu, duke iu referuar agresionit brutal ushtarak rus, të paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukrainë, nënvizoi se efektet e këtij agresioni janë të shumëfishta, duke evidentuar në mënyrë të veçantë efektin e drejtpërdrejtë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke iu referuar Kosovës dhe dakordësisë publike të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, nënvizoi se askush nuk mund të vërë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, pasi Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm.
Ndërsa, duke iu referuar marrëveshjes së Prespës, Presidenti Begaj, nënvizoi se është koha e duhur që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin përgjegjësitë historike, për ta çuar përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre.
Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe influencën e tyre në proceset demokratizuese, duke nënvizuar, se nga historia kemi mësuar se demokracia nuk është e pakthyeshme dhe tolerimi apo mosveprimi i menjëhershëm e i koordinuar në mbrojtje të institucioneve dhe vlerave demokratike e bën kalimin nga demokracia në autokraci thjesht çështje kohe.
Në mbyllje të fjalës, Presidenti Begaj bëri thirrje për përcjelljen e një mesazhi të përbashkët të liderëve nga ky forum, duke nënvizuar, se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e rajonit do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike.
Fjala e plotë e Presidentit Begaj
Është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panel, një platformë e rëndësishme rajonale, në dobi të paqes, sigurisë, dhe prosperitetit.
Është vërtet kënaqësi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi, pasi ky forum vjen në një moment shumë delikat, por edhe të rëndësishëm për rajonin tonë, për hapësirën euroatlantike.
Ky forum, na kujton Marrëveshjen historike te Prespës dhe na tregon se si liderët kurajozë e vizionarë mund dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësi.
Mbi të gjitha, ajo marrëveshje zgjeroi hapësirën euroatlantike të sigurisë.
Duke u kthyer tek tema e këtij paneli, mes paqes dhe demokracisë nga njëra anë dhe luftës e autokracisë nga ana tjetër, mund të them, se nisur nga eksperienca e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit, vendi im për afro 50 vjet ishte në një lloj paqe, por nuk kishte demokraci.
Paqja është thuajse e garantuar kur vendet janë dhe kanë demokraci.
Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, pati një optimizëm të përgjithshëm, se lufta nuk do të ishte më një opsion dhe se demokracia po triumfonte e po zgjeronte hapësirën e saj në mbarë botën.
Por vetëm tri dekada më pas, ne u bëmë dëshmitarë të një agresioni brutal të paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak nga një prej vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndaj një vendi tjetër sovran e anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Efektet e këtij agresioni janë të shumëfishta, që nga kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore e deri te siguria ushqimore. Rritja e çmimit të energjisë, pasiguria e tregjeve globale, rritja e inflacionit, po ndikojnë negativisht në vendet tona, si dhe kanë rritur ndjesinë e pasigurisë për të ardhmen.
Një efekt të drejtpërdrejtë kjo luftë e ka edhe për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, ku ende po përpiqemi të ndërtojmë një rajon ku të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit.
Në fillim të kësaj ndërhyrjeje iu referova Marrëveshjes së Prespës, por ende ne i kemi të gjalla imazhet që çuan në Marrëveshjen e Dejtonit për ndalimin e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Imazhet që çuan në arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund genocidit dhe operacionit spastrues të Millosheviçit në Kosovë.
Apo te Marrëveshja Kuadër e Ohrit, që ka prodhuar një frymë shumë të mirë bashkëpunimi ndëretnik këtu në Maqedoninë e Veriut, mes shqiptarëve e maqedonasve.
Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi.
Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke.
Askush nuk mund të vërë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm!
Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre.
Kemi krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të këtij qëllimi, por ende duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë: një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar.
Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.
Si vend anëtar në NATO por edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është solidare e po kontribuon me aq sa mundet që agresori në Ukrainë të mos triumfojë.
Në këto tri dekadat e fundit jemi përpjekur të ndërtojmë e konsolidojmë, në Shqipëri, institucione funksionale demokratike, duke pasur dhe mbështetjen e vyer të partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Këtë tendencë e shoh edhe në vendet e tjera të rajonit dhe në tërësi rajoni po përjeton një moment të ri dhe një dinamikë premtuese.
Gjysma e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë sot vende aktive të NATO-së, si dhe të gjitha vendet kanë bërë një progres në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian.
Për herë të parë Bashkimi Evropian organizoi një samit me liderët e rajonit jashtë hapësirës së saj, në Tiranë. Dhe po për herë të parë një nga vendet e rajonit, Shqipëria, ka marrë kryesinë e Procesit të Berlinit.
Të gjitha këto zhvillime, por edhe ato të bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit, janë shumë inkurajuese.
Jemi para sfidash të tilla thelbësore që kërkojnë masa e angazhim kombëtar, rajonal e ndërkombëtar. Përballë këtyre duhet të bashkohemi për zgjidhje e ndryshim.
Ka një element thelbësor në këtë drejtim që vendos demokracinë dhe stabilitetin përballë njëri-tjetrit dhe kjo është dobësia e institucioneve demokratike në shumë vende të rajonit.
Ndaj dhe dëshiroj të nënvizoj, se sot marrin rëndësi më shumë se kurrë vlerat e qeverisjes demokratike, si dhe rëndësia kritike për të vazhduar investimin tonë në marrëdhëniet euroatlantike.
Por, gjithashtu, konstatoj me keqardhje, se në vitet e fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe rritjes së influencës së aktorëve të tretë dashakeqës në rajonin tonë, gjithnjë e më shumë po zë vend mëdyshja: demokraci apo stabilitet.
Nga historia kemi mësuar, se demokracia nuk është e pakthyeshme. Ajo varet nga shumë variabla, të njohur e të panjohur, të cilat duhen mbajtur mirë në vëmendje. Tolerimi i tyre, apo më keq mosveprimi i menjëhershëm e i koordinuar, e bën kalimin nga demokracia në autokraci, thjesht çështje kohe.
Në këtë epokë të konkurrencës strategjike, sfidat tradicionale janë bërë më të mprehta dhe sfidat e reja më komplekse. Ndaj dhe dëshiroj të nënvizoj, se sot marrin rëndësi më shumë se kurrë vlerat e qeverisjes demokratike.
Së bashku, edhe nga ky forum, mundet e duhet të përcjellim mesazhin, se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e këtij rajoni do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike. Ata që synojnë kthimin e këtij rajoni pas në të kaluarën konfliktuale duhet t’i bëjmë të dështojnë.
Duke qenë se jemi një rajon relativisht i vogël ku kulturat e traditat janë ngushtësisht të ndërlidhura, Ballkani ka mundësi reale të krijojë energji pozitive, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit më intensiv e më të zgjeruar ekonomik.
Ballkani ka një kontribut për të dhënë, një eksperincë për të ndarë dhe një dorë të zgjatur miqësisht ndaj fqinjëve e aleatëve.
Kësisoj konfliktet tona mund të bëhen mësimet tona.
Duke e mbyllur, dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Presidentin Pendarovski dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut për këtë mundësi që na dhanë në këtë qytet të bukur buzë liqenit të Ohrit, ku harmonia ndëretnike është model për t’u ndjekur./CNA
Pak ditë më parë, CNA paralajmëroi se në krye të RTSH-së d...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, ka ...
Kryeministri Edi Rama do të presë sot në një vizitë zyrtar...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kompanisë “Marin...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për rrëmbimin e 3 punonj...
Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar pas përpl...
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raporti...
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane ...
Gjykata Kushtetuese ka "rrëzuar" ditën e sotme kërkesën e ...
Skandali me aferën e djegësve vijon. Sot inceneratorët kan...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, në konferencën ndë...
Ekipi kombëtar shqiptar i “Special Olympics Albania” d...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka deklaruar se i...
Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezoni...
Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkua...
Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e ilaçeve të caktuar...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për koncensionin e “...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën n...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar qytetarët se duke nisur ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...