Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalës së lirë. Si sot 32 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit të lirë pas pothuaj gjysmë shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste.
Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqipërinë Hoxhiste e shpallur me kushtetutë se shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë deri në vitin 1990 po të dilte nga goja, ndëshkohej sipas nenit famëkeq 55 me shumë vite burg. Kurse për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!
Në Shqipëri pa mohuar një ndikim skajor të glaznostit të Gorbaçovit, pluralizmi i vërtetë i mendimit dhe pluralizmi politik lindën si binjake të lëvizjes studentore, revolucionit demokratik të dhjetorit 1990.
Kështu fill pas themelimit të PD-së Komisioni i saj nismëtarë në njërën nga mbledhjet më të para të tij në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalës së lirë, organ i Partisë Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues të përbërë nga gazetarë, publicist, shkrimtarë, intelektualë të shquar.
Krahas tyre një grup studentesh aktivë në lëvizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, si dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do ishin bashkëpunëtorë të saj.

“Rilindja Demokratike” lindi me një mision të madh:
-si zë i të vërtetës në mbretërinë e mashtrimit
-si rreze drite në hapsirën e erresirës gjysëm shekullore
-si zëdhënëse e fjalës së lirë, anticensurës, por edhe e revolucionit demokratik antikomunist të viteve 1990
-si zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëetare deri atëherë të tradhëtuar
-si themeluese e shtypit të lirë,mësonjtore e tij.
Numrin e saj të parë e pritëm në një natë të bardhë, pothuajse si një akt të magjishëm, si një mesazh gjysmëhyjnor. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar, si ylli polar i Partisë Demokratike, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të Partisë Demokratike.
Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, vërtetësia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysmëshekullore e shqiptarëve për fjalën e lirë, e bënë Rilindjen Demokratike që në numrat e parë organ të të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptar.
Në javët dhe muajt në vazhdim “Rilindja Demokratike” si një akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt në të gjitha labirintet e territoret e ndaluara të psikologjisë të shoqërisë më moniste të Europës duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara. Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqësinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”.
Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist të viteve ‘90 ajo u rezistoi gjithashtu presioneve të pamerituara absurde partiake për t'i qëndruar besnike misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë, zëdhënëse e së vërtetës.
Ajo me gjithë presionin dhe përpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë asaj, vjen sot në 32-vjetorin e saj përsëri si organ i së vërtetës, transparencës, antimafies që përballet me vendosmëri dhe guxim, me pushtetin me të korruptuar, me të inkriminuar në Europë të Edi Ramës, me qeverinë e tij organizatë e vërtetë kriminale.
Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lirë. Gëzuar!/CNA.al
Ambasadroja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka mbyllur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që një ditë më parë kabi...
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ...
Grupi i hakerave “Anonymous” ka njoftuar se ka hakuar uebf...
Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Left...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka nisur këtë vit me një ...
Kryeministri Edi Rama, teksa vijon diskutimet maratonë...
Ambientalisti Sazan Guri ka rrëfyer historinë e dashurisë ...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar diskutimet maratonë me...
Mjeku Tritan Kalo, ka folur për punësime nepotike apo me m...
Konspiracionisti Alfred Cako është shprehur se të gjit...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar...
Artisti britanik Banksy, i cili ka pranuar se ka piktu...
Ish-presidenti Alfred Moisiu është shprehur se mbajtja në ...
Ish presidenti, Alfred Moisiu ështeë shprehur se nuk ka be...
Ish Presidendi Alfred Moisiu, ka rrëfyer se ish-komandanti...
Peshku qelbet nga koka dhe duhet pastruar koka! Kështu u ...
Sektori i biznesit në Shqipëri, përballoi për të tretin vi...
Gazetari Agim Xhafka e ka cilësuar darkën e kryeminist...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...