Vendimet e Sadushit në shërbim të Veliajt/ PD, letër ambasadave në Tiranë
Grupi Parlamentar i PD-së u ka dërguar letër zyrtarë ambas...

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër përballet me akuza për nepotizëm dhe klientelizëm.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, është shprehur se nga sanitarja te zëvendësrektorja, një rrjet i ngushtë familjar dhe politik ka kapur çdo hallkë të këtij universiteti.
Sula ngre akuza se kjo situatë ka zëvendësuar meritën me klientelizëm dhe korrupsion, duke shndërruar universitetin në një rrjet interesash familjare dhe politike.
Ajo ka bërë thirrje për hetime të thelluara nga Ministria e Arsimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të rikthyer transparencën dhe integritetin në sistemin universitar shqiptar.
DEKLARATA E PLOTË:
Gjatë këtyre trembëdhjetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, universiteti me emrin e madh të shkencave albanologjike, Eqrem Çabej, në Gjirokastër, është shndërruar në simbol të shpërbërjes së arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Nepotizmi i shfrenuar, krijimi i dinastive familjare dhe politike sundon çdo hallkë të universitetit: nga punësimet te diplomat fantazmë; nga zbrazja e auditorëve te mjegullnaja e fondeve financiare, të lëvruara pa transparencë e shpesh në funksion të interesave të ngushta të drejtuesve që shkojnë deri në pikën e mospagesës për pedagogë të brendshëm kundrejt qokave për pedagogët e jashtëm.
Raportimet mediatike dhe nga terreni dëshmojnë se grupet nepotike kanë uzurpuar çdo strukturë universitare:
– Në zyrën e kurrikulave gjendet ish-sanitarja e Universitetit, edhe pse ky pozicion kërkon profesioniste për ekspertiza të mirëfillta.
– Nuk ndodh kund në botë që zv. rektorja dhe përgjegjësja e marrëdhënieve me jashtë e universitetit, njëkohësisht kryetare e këshillit bashkiak të Gjirokastrës, e pagëzuar me titullin ‘Lubia e universitetit’ pedagogia e anglishtes M. I. të ketë edhe dy kunatat dhe dy kushërirat e para pedagoge.
– Ish-rektori B. M. ka djalin dhe nusen e djalit dhe krushkun pedagog dhe një person të afërt sekretare.
– Një tjetër ish-rektor, G. S., aktualisht zv/rektor ka edhe bashkëshorten shefe departamenti të historisë edhe djalin pedagog.
– Kryetari i bordit të universitetit, pedagogu, Th. T. ka marre edhe dy motrat pedagoge.
– Dekani i shkencave të Natyrës, S. M., ka dy vajzat pedagoge dhe nusen e nipit laborante.
– Në degën e studimit të Greqishtes janë 5 pedagogë në lidhje bashkëshortore dhe familjare shumë të afërta.
– Kancelari dhe administrator S. G., ka 2 pedagoge, vëlla e motër, 2 kushërinj.
– Nepotizmi që është shtrirë në të gjitha strukturat akademike në këtë universitet e ka pasur më të lehtë të zaptojë administratën: pesë anëtarë nga familja Shehu punojnë në administratë.
Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së Universitetit të Gjirokastrës i cili nga qendër e dijes dhe kërkimit, është kthyer në një rrjet interesash të ndërthurura familjare dhe politike, ndërsa merita është zëvendësuar nga klientelizmi dhe korrupsioni.
Në këtë realitet të rëndë, ministria e arsimit, znj. Mirela Kumbaro, sikur të jetojë në ishull, ironikisht, flet për hartimin e strategjisë 2027-2032 me prioritet cilësinë; për krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë dhe për ndërkombëtarizim të arsimit të lartë; për rishikimin e ligjit 80/2015, pas 11-të vitesh nga hyrja e tij në zbatim, pa zënë me gojë kolapsin e plotë universitar, që nuk karakterizon vetëm një universitet, por prej vitesh, ka ngërthyer gjithë sistemin universitar publik në vend.
U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse si Ministria e Arsimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit si dhe organeve të drejtësisë që të nisin pa vonesë verifikime të thelluara dhe të pavarura mbi fenomenin e konfliktit të interesit dhe nepotizmit në të gjitha universitetet publike në vend.
Vetëm përmes transparencës, hetimit të paanshëm dhe ndëshkimit të çdo shkeljeje ligjore mund të rikthehet besimi i publikut dhe të garantohet funksionimi i një sistemi universitar të bazuar në meritë dhe integritet. /CNA
Grupi Parlamentar i PD-së u ka dërguar letër zyrtarë ambas...
Seanca e sotme e gjykimit në themel për kryebashkiakun e a...
Anëtarët e përjashtuar nga grupi i këshilltarëve të PD-së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rruga Elbasan–Librazhd është e hapur dhe plotësisht e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Seanca e gjykimit në themel të kryebashkiakut të arrestuar...
Është shtyrë seanca e sotme e gjykimit në themel për krye...
Seanca e radhës e gjykimit në themel për kryebashkiakun e ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qarkun e Korçës. Sipas ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka bërë një reagim në rrj...
Ditën e sotme shënohen 17 vjet nga anëtarësimi i Shqipëris...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë me dije se është...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përgënjesh...
Mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të propozo...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë pë...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin në burg të ish-k...
Provimi i shtetit, njohja e diplomave të fituara jashtë ve...
Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas vetofrimit për të kand...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...