Shtypi i ditës, e shtunë, 27 dhjetor 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq pesë persona të cilët lejuan ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur në Butrint. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se mes këtyre personave janë dhe kryeinspektori dhe inspektorët e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Ndërtim i Paligjshëm".
Nga hetimet ka rezultuar se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Ndërkohë, Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN).
Njoftimi i Prokurorisë:
Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT si dhe personat që ndërtuan pa leje
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 “Rishikim”
Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.
Sa më sipër u dërguan në gjyq shtetasit:
· R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” parashikuar nga neni 202/b i K.Penal;
· Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal;
· Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe
· Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. /CNA
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau pak nga jeta e tij përtej ...
Pasditja e kësaj të premteje është shoqëruar me një gjendj...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të preme një rrëf...
Një shqiptar i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar d...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të premte një...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në b...
Hije skandali mbi asetet e sekuestruara: 31 dele “avullojn...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje ng...
Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar buxhetin për vitin...
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar sot ...
Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigr...
Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetari Artion Vreto në një dalje televizive, ka folur pë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë një mesazh ...
Gazetari Bledian Koka ka reaguar ndaj deklaratave të Carlo...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar ditën e sotme Lindjen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...