Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Mjekja proktologe, Lida Shosha, ka reaguar ndaj moderatores Grida Duma, pasi kjo e fundit në emisionin televiziv që ajo drejton, trajtoi "problemet" me sistemin shëndetësor në Shqipëri.
Sipas mjekes, Duma nuk ka bërë punën si moderatore, por në fakt ka baltosur një shërbim kolosal mbi 17 vite që Spitali Amerikan jopublik, i jep popullatës. Sipas saj, Duma ka ftuar njerez gjobaxhinj në emision, ndërkohë që pala e akuzuar nuk është e ftuar në të.
“'Top story i marrëzisë', problemet duhen adresuar, Znj Duma, po është e disata herë që ju keni zgjedhur një mënyrë të padrejtë duke baltosur një sherbim kolosal mbi 17 vite që Spitali Amerikan jopublik, i jep popullatës, duke ftuar njerez gjobaxhinj qe kanë mbush thesin e vitit të ri me topa balte, kundrejt mjekëve e stafit mjekësor të Spitalit Amerikan, dhe ku pala e akuzuar, nuk është pjesë e diskutimit. Se për çfare e bëni ju këtë është më se e kuptueshme. Eshtë fatkeqësi që bini në nivelet e një gazetarie mjerane. Kur flisni për spitalet, ftoni mjekë specialistë të mirëfilltë, ftoni palët, mjekë qe kanë djersitur ditët e netët e jetës së tyre nëpër spitale, pavione pa ngrohje, salla operacionale pa ftohje, ku djersa të ridhte çurg në kërbishte e dysheme, ku perballeshe me njerëz të armatosur që shqyenin e thyenin pamëshirshëm dyert e spitaleve nga proçkat e destabilitetet e politikbërësve te këtij vendi. E nderkohë që ka një strukturë spitalore, ku pacientit nuk i duhet më te ngrejë jorganë, batanije, çarçafe, peshqirë, pizhama, ujë me bidona për tualetet, të blejë ilaçe e serume në farmaci, por të paguajë në kasë ,si kudo në botë, e ti shërbehet me profesionalizëm, hajde ti biem dhe këtij.” – shkruan mjekja në rrjetin e saj social "Facebook".
Një natë më parë Duma trajtoi në emisionin televiziv temën e sistemit të shëndetësisë dhe “hemorragjisë” së stafeve mjekësore të specializuara duke aluduar se në Shqipëri mbeten mjekët më pak të specializuar. Shosha akuzon qeverinë se nuk investon në formimin dhe specializimin e mjekëve por ata e bëjnë këtë privatisht duke cilësuar se pa mjekë sistemi është “si një grua pa brekë”.
“Këta mjekë kanë lënë familje e femijë vetëm, rrugeve te botës,me shpenzimet e tyre, për pak dije, se ky vendi jonë halleshumë në 30 vite postdemokraci, ka lekë për tallava, por jo për investim në shkencë e shëndet. Të rendesh pas trenit te dijes në një mjekësi moderne që ecen e nuk di të ndalet, e kur mendon se pothuaj arite në një stacion, të mbet dora në ajër, treni i dijes të ka lën targat për tjeter destinacion akoma me avangard, e mjeku mbetet atlet i përjetshem, dhe rob i ketij profesioni të padytë në shoqëri.” – shkruan Shosha.
Mjekja ka theksuar se si kudo, edhe në Shqipëri për fat të keq ndodhin incidente a komplikacione që çojnë në humbje jete, por kjo nuk ndodh kurrë me vetëdije a ndërgjegje të një mjeku. Shosha sqaron se bota e zhvilluar investon ta ulë % e komplikacioneve të parandalueshme duke ndërhyrë, duke investuar te mjeku së pari, duke i vënë në dispozicion infrastrukturë më të avancuar.
“Në Shqipëri këtë investim në mjek, e ka bërë Spitali Amerikan.” – shkruan Shosha.
Teksa ka renditur arritjet e shërbimeve spitalore të Spitalit Amerikan, Shosha ka bërë thirrje që të vërtetat të transmetohen ashtu siç janë dhe të mos baltosen ata që vërtet punojnë.
“Nëse,doni te ndihmoni njerëzit, adresoni problemet reale në mjekësi, ato që ne kemi vite, e vite që i themi pa pushim,
-Pse në shëndetësi ka një keqmenaxhim hektik nga çdo qeveri. Pa një politikë lineare të mirëvendosur ndër vite.
-Pse nuk ekziston, nuk egziston po fare, fondi i sigurimeve shëndetësore ?
-Pse pacientëve nuk u mbulohen shërbimet që marrin në sistemin publik dhe privat ?
-Pse nuk investohet me Platforma të mirëstudjuara dhe efektive me ritmet në shëndetësi, për edukimin në vazhdim të stafit mjekesor ?
-Pse nuk ka një fond për kërkim shkencor ?
-Pse nuk ka kontroll mbi sigurinë e cilësisë dhe procedura të mirëfillta akreditimi të shërbimit që ofrohet në qendrat publike dhe private ?
-Pse ikin mjekë, infermiere, ustallarë, marangozë e këpucarë?
-Si mund të ndalet rjedhja, jo vetem e trurit por dhe e stomakut e zorrëve, se këtij vendi do i mbesë një ditë veç skeleti që si hyn në punë as dreqit, veç laraskave.” – shkruan Shosha./CNA
Gjykata e Posaçme nuk ka mundur të zhvillojë këtë të e...
Propozimi i deputetit socialist Erion Braçe që gratë t...
Të enjten, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhë...
Një shqiptar është arrestuar në Han të Hotit pasi në a...
Ekstradohet në Shqipëri, emri i njohur i drejtësisë, Behar...
Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një ...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria, d...
Duke marrë shkas nga propozimi i deputetit Erion Braçe...
Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNE...
Gazetari, Basir Çollaku thotë se vendin ynë, është kth...
“ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P....
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se Parlament i sotë...
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarand...
Ambasadori i BE-së në ikje, Luigi Soreca, ka dalë krah...
Ambasadori i BE-së në ikje, Luigi Soreca, ka folur kët...
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tir...
Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Part...
Një mjek dhe një infermier në Fier kanë rënë në pranga...
Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emr...
Behar Bajri do të ekstradohet sot drejt Shqipërisë pas...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...