web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarja i hakërrehet Erion Braçes: Populist, nuk janë sëmundje periodat

16 Nëntor 2023, 10:34, Aktualitet CNA
Gazetarja i hakërrehet Erion Braçes: Populist, nuk janë
Dasara Karaiskaj, gazetare

Propozimi i deputetit socialist Erion Braçe që gratë të trajtohen me një leje të veçantë nga shteti gjatë ciklit menstrual, ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik. 

Në një panel diskutimin në "Euronews Albania" me Erla Mëhillin, gazetarja Dasara Karaiskaj ka sulmuar nismën e deputetit Braçe duke thënë se ai është populist dhe se cikli menstrual nuk është një sëmundje.

Për sa kohë as bota nuk e konsideron sëmundje, shkenca nuk thotë që një grua me menstruacione është e sëmurë do të thotë që në kuadër të populizmit që ndonjëherë karakterizon Erionin ka shkuar përpara duke e quajtur dhe sëmundje, kështu që unë filloj që këtu të jem kundër,” – u shpreh Karaiskaj.

Karaiskaj ka deklaruar se ka vajza që e ndiejnë ciklin dy ditë e ka të tjera që mund të bëjnë palestër ndërkohë që janë me perioda sepse s’kanë asnjë shqetësim.

Më herët gjatë kësaj jave vetë Braçe ka bërë disa reagime për këtë temë duke kërkuar edhe mbështetjen e kolegëve deputetë që në Kuvend të miratohet bashkë me buxhetin edhe propozimi i tij që gratë gjatë ciklit menstrual të paguhen nga shteti përmes një leje të veçantë nga mjeku. /CNA 

 





Lajmet e fundit nga