Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Në pikën turistike të Shirokës, buzë liqenit më të madh të Ballkanit, atë të Shkodrës, u bashkuan sot sportistë amatorë dhe profesionistë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova dhe shqiptarët e Amerikës, në edicionin e 13-të të maratonës “Triathlon Labeat”, e cila bashkon në një sportin e notit, çiklizimit dhe vrapimit, Organizuar nga “Shkodra Sport”.
Edicioni i këtij viti u zhvillua me moton “Nuk i dorëzohem sklerozës së shumëfishtë”, duke synuar ndërgjegjësimin e qytetarëve, Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, që këtyre të sëmurëve t’u ofrohen të gjithë shërbimet e nevojshme.
Sipas fondacionit “Pema e Jetës”, në Shqipëri janë më shumë se 1800 persona të prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Drejtuesi i shoqatës së sporteve ujore, Klidi Hoti është një nga organizatorët e maratonës. Ai thotë se çdo vit shoqata është përpjekur që maratonën t’ia kushtojë një kauze.
"Vjet ishte për një zemër të shëndetshme, thotë ai, sivjet për sklerozën e shumfishtë, një sëmundje e shkatërrimit të nervave për një pjesë të pacientëve, të cilët realisht e kanë të nevojshme që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërgjegjësohen që, edhe këto pacienta, të marrin shërbimin e nevojshëm".
Çdo vit, maratona “Triathlon Labeat” i kushtohet kauzës së një prej sëmundjeve më problematike, përfshirë llojet e ndryshme të kancerit.
Në këtë garë ndërgjegjësuese marrin pjesë sportistë nga rajoni dhe më gjërë. I riu Endrit Idrizi ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen dhe thotë se pjesëmarrjen ia kushton nevojës për më shumë ndërgjegjësimit mbi sëmundjet me rrezikshmëri për jetën.
“Unë kam ardhur nga Amerika, ashtu si edhe tre vitet e kaluara, për të promovuar luftën kundër sëmundjeve. Këtë vit është për sklerozën e shumëfishtë. Unë kam bërë skuadrën time që quhet “American Eagle” për të promovuar këtë luftë kundër sëmundjeve. Vitin e kaluar erdhëm për luftën kundër kancerit dhe për shëndetin e përgjithshëm trupor”, tregon ai.
Mes sportistëve nga rajoni, në veprimtaritë e zhvilluara sot në pikën turistike të Shirokës, ishte edhe një grup sportistësh nga Gjakova. Alban Delija thotë se po vlerësojnë jo vetëm mesazhet e maratonës, por edhe vlerat turistike të bregut të Liqenit të Shkodrës dhe pjesës veriore të Shqipërisë.
Liqeni i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit në rajon. Me larminë e ekosistemit natyror, por edhe aktivitetet e shumta dhe pikat turistike përgjatë bregut, ai i tërheq turistët në të gjithë stinët e vitit.
Në përpjekje për të bashkëpunuar për zhvillimin e turizmit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, Shqipëria dhe Mali Zi kanë rënë dakort disa herë për hapjen e një pike të përbashkët për kalimin kufitar në afërsi të fshatit Zogaj si dhe lundrimin e lirë në të dy anët e Liqenit, por deri tani asnjëra prej tyre nuk është konkretizuar./ VOA
Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të het...
Ministri Ervin Hoxha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Duke nisur nga 1 shtatori, të gjitha kanalet nën logon KLA...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me sit...
Statuja e Skënderbeut e ngritur në Kalabri ka nxitur s...
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Kukës është përfs...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar mbrë...
Në autostradën, Durrës-Tiranë raportohet se mbrëmjen e...
Nga 1 shtatori Klan HD, Klan News dhe Klan Plus do të jenë...
Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së M...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Olsi Bibollari, i cili a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aktori Osman Azemi, ditë më pare në një emision ka bërë nj...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar s...
Banorët e Thumanës, Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë ...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e forumit të siguri...
Të dhënat e siguruara nga një vendim gjyqësor dhe komuniki...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...