“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, në aferën 5D. Vendimi i Apelit, përmend një sërë indiciesh dhe faktesh, të cilat sipas tij, SPAK nuk i ka hetuar siç duhet. Një pjesë e tyre lidhen me një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën: “Aleksander Moisiu”.
Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”.
Tenderi për rikonstruksionin e Ujësjellësit në rrugën Aleksandër Moisiu u shpall në 22 shtator të vitit 2020. Fondi limit i kësaj kontrate ishte përcaktuar 42 milionë lekë ose 420 mijë euro dhe në garë morën pjesë 14 kompani oshe bashkime shoqërish.

Oferta më e ulët në tender u paraqit nga kompania “Euro-Alb sh.p.k”. Kjo kompani ofroi ta realizonte kontratën kundrejt një çmimi prej rreth 250 mijë eurosh. Pas Euroalb, çmimin e dytë më të ulët e dha Ndregjoni me 265 mijë euro dhe në vendin e tretë ishte bashkimi i shoqërisë V.A.S Konstruksion-Senka me çmim 311 mijë euro. V.A.S Konstruksion është emri i mëparshëm i kompanisë 5D.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Në 18 nëntor të vitit 2020, kreu i UKT ka miratuar renditjen e kompanive në tender duke shpallur fituese bashkimin e kompanive V.A.S-Senka.

Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe drejtori i Ujësjellësit, Kacidhja ka patur komunikime të vazhdueshme me pronarin në letra të 5D-së, Nestor Muhametllarin. Tema e tyre ishte jo vetëm tenderi në rrugën Aleksandër Moisiu, por edhe shumë procedura të tjerë prokurimi, ku D dukej se merrte informacion të privilegjuar direkt nga Elton Kacidhja.
“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik. Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre”, thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.
Vendimi i Gjykatës së Apelit që i kërkon prokurorisë të hetojë dosjen 5D në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal si dhe të shtrijë hetimet drejt personave të tjerë, në fakt është një shuplakë e fortë mbi mënyrën se si SPAK e ka hetuar këtë çështje./ Kapitali.al
Ministri Ervin Hoxha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Duke nisur nga 1 shtatori, të gjitha kanalet nën logon KLA...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me sit...
Statuja e Skënderbeut e ngritur në Kalabri ka nxitur s...
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Kukës është përfs...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar mbrë...
Në autostradën, Durrës-Tiranë raportohet se mbrëmjen e...
Nga 1 shtatori Klan HD, Klan News dhe Klan Plus do të jenë...
Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së M...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Olsi Bibollari, i cili a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aktori Osman Azemi, ditë më pare në një emision ka bërë nj...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar s...
Banorët e Thumanës, Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë ...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e forumit të siguri...
Të dhënat e siguruara nga një vendim gjyqësor dhe komuniki...
Të hënën e parë të muajit shtator nis punimet Kuvendi....
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...