Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë i ka njohur pronësinë e 38.6 mijë metër tokë shtetërore tek ish-Shkolla e Partisë, familjarëve të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Vendimi i marrë dy muaj më parë, por ende i pazbardhur ka përmbysur një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që pronësinë e tokës në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës ia kishte rikthyer shtetit.
Kjo është historia e luftës së çmendur për tokën te Shkolla e Partisë, e cila nxjerr në pah batërdinë e tjetërsimit të pronave publike përmes procedurave të dyshimta të privatizimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publikë.
Historia
E ndërtuar në vitet e para të regjimit komunist për të përgatitur kuadrot socialistë të vendit, fati i Shkollës së Partisë mbeti i lidhur me socialistët edhe pas përmbyjes së regjimit. Gjithçka fillon në vitin 1993, kur qeveria e atëhershme themeloi në ortakëri me një shoqëri italiane të quajtur GGIF Investments ndërmarrjen e përbashkët Tirana Trade Center.
Sipas aktit të themelimit, ndërmarrja do të kishte një kapital prej 89.9 milionë lekësh dhe ortakëria do të ishte e ndarë në 55 për qind për shoqërinë italiane dhe 45 për qind për shtetin shqiptar. Kompania italiane GGIF Invesments do të kontribuonte me 49.9 milionë lekë kapital në të holla, ndërsa shteti shqiptar do të sillte si kontribut në natyrë 6 objekte që ndodheshin në atë zonë, mjetet themelore të xhiros dhe përdorimin e 38.6 mijë metër katrorë tokë.
Në atë kohë, legjislacioni shqiptar e ndalonte shitjen e tokës te të huajt. Por gjithçka do të ndryshonte disa vite më vonë, kur qeveria shqiptare do të niste privatizimin e ndërmarrjeve me kapital të përbashkët shtetëror.
Privatizimi
Në vitin 2004, qeveria kontrakton ekspertin kontabël të autorizuar Berti Pashko për të vlerësuar kapitalin e shoqërisë Tirana Trade Center. Në raportin e vlerësimit të përpiluar nga Pashko thuhet se në kapitalin themeltar prej 89.9 milionë lekësh kompania italiane GGIF Investments zotëron 55 për qind, ndërsa shteti 45 për qind. Sipas raportit, në kontributin e shtetit është përfshirë dhe trualli prej 38.6 mijë metrash tokë i vlerësuar me nivelin vjetor të qirasë së vitit 1993 prej 59.71 lekë për metër katrorë.
Në gusht të vitit 2005, pasi qeveria socialiste kishte humbur zgjedhjet, autorizon privatizimin e pjesës shtetërore në shoqërinë Tirana Trade Center. Në atë kohë ministër në detyrë i ekonomisë ishte Anastas Angjeli, pasi ende nuk ishte formuar qeveria e re. Sipas kontratës, pjesa shtetërore e kuotave në shoqërinë Tirana Trade Center iu shit kompanisë italiane për vlerën 100 milionë lekë duke përfshirë edhe 38.6 mije metër truall, i cili u shit me një çmim prej 2 mijë lekësh për metër katrorë. Këtu nis historia e tjetërsimit.
Shitje nën vlerë
Në prill të vitit 2005, përpara se të shiste kuotat shtetërore në shoqërinë Tirana Trade Center, Ministria e Ekonomisë kërkon informacion nga Hipoteka se cili ishte çmimi mesatar i shitjes së truallit rreth zonës tek ish-Shkolla e Partisë. Përmes një shkrese të firmosur nga ish-regjistruesi Gazmend Zeneli, ZVRPP Tiranë kthen përgjigje se çmimi mesatar i tokës në atë zonë ishte 2 mijë lekë për metër katrorë.
Mbi këtë çështje më vonë pati një hetim në prokurori. Prokurori Olsi Dado konstatoi se shkresa ishte e manipuluar pasi çmimi real i tokës në atë zonë sipas shitblerjeve të regjistruara në hipotekë rezultonte 10 mijë lekë për metër katrorë, pra 5 herë më shumë nga sa shkruante ish-regjistruesi Zeneli. Në dosjen hetimore prokurori shkruan se ekziston vepra e qartë penale e kryer nga ish-regjistruesi Zeneli, por për shkak të tejkalimit të afateve ajo është parashkruar.
Mbi bazën e çmimit të dhënë nga ky person, Ministria e Ekonomisë ia shiti tokën shoqërisë italiane me 2 mijë lekë metri katrorë ose 5 herë më lirë se çmimi real. Vetëm përmes uljes së çmimit shtetit iu shkaktua një dëm prej 300 milionë lekësh. Por pronarët realë që po tjetërsonin truallin me çmim kaq të lirë do të dilnin pak ditë më vonë.
Biznes mes miqsh
Vetëm një muaj pasi e bleu pjesën shtetërore të kuotave për 100 milionë lekë, në shtator të vitit 2005 ortaku italian ia shet shoqërinë Tirana Trade Center për 127 milionë lekë kompanisë ALPIN sh.a. me administrator Astrit Kuçanin dhe pronarë familjarët e ministres së Financave Delina Ibrahimaj.
Por në truallin prej 38 mijë metrash katrorë gjendeshin dhe biznese të tjera, të cilat kishin privatizuar objekte ekzistuese nga shteti. Njëri prej tyre ishte Ferlut sh.a., që kishte privatizuar godinën e ish-shkollës së ushqimit social në Laprakë bashkë me rreth 4 mijë metër tokë, që gjendej brenda truallit prej 38.6 mijë metër të Tirana Trade Center.
Mes Ferlut dhe Alpin është zhvilluar një betejë e gjatë gjyqësore, derisa në vitin 2013, Gjykata e Apelit vendosi t’i zhveshë të dyja kompanitë nga pronësia e truallit për t’ia rikthyer tokën shtetit. Pas këtij vendimi të formës së prerë, shoqëria Ferlut e ka blerë pjesën prej 4 mijë metrash nga shteti për një çmim prej 124 milionë lekësh përmes procedurës së legazimit të një ndërtimi pa leje që kishte ndërtuar aty gjatë viteve '96-'97.
Ndërkohë që në pjesën tjetër të truallit ka raste të tjera të ngjashme si ky. Deri një muaj më parë, kur me vendimin e pazbardhur të Gjykatës së Lartë, hipoteka ka bërë kufizimin e pronës për llogari të familjes të ministres së Financave duke e futur shtetin në një aventurë që mund t’i kushtojë miliona euro dëmshpërblime te pronarët e legalizuar apo të tretët që kanë hyrë në marrëdhënie me ta për një tokë që ishte publike. Kjo është historia se si qytetarët zhvaten çdo ditë nga prona publike dhe më pas detyrohen të paguajnë miliarda lekë kompensime për një pronë që ishte tyrja./ Oligarkia.al
CNA ka hapur sot një sondazh në lidhje me punën e SPAK...
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ek...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ësh...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se me...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën rap...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka zbuluar shifrën përfund...
Është dita e dytë pas zgjedhjeve dhe Altin Dumani ësht...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë këtë...
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar ve...
Ish-zëvëndësministri i Financave, Sherefedin Shehu ka iron...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi në Shkodër...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur numërimi i votave për Këshi...
Një proces elektoral që nxori minimunin historik të vo...
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Numërimi i votave në bashkinë Kurbin është pezulluar përko...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i lum...
Shefja e misionit të OSBE-ODIDR-it, Audrey Glover ka shpre...
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...