Shëndetësia rëndon xhepat e shqiptarëve/ Mjeku Erion Dasho, intervistë për CNA TV
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një inter...

Analisti Lorenc Vangjeli ka treguar në një studio televizive bisedën sekrete që është zhvilluar në takimin e dhjetorit të vitit 1998 mes Sali Berishës dhe Pandeli Majkos.
Kujtojmë që ky takim u zhvillua kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko.
Nisur nga fakti që Millosheviç po niste spastrimin etnik në Kosovë, Vangjeli thotë se Berisha u vu në dijeni për atë se çfarë po pritej të ndodhte në Kosovë, ndaj iu kërkua që të bëheshin bashkë në mbështetje të Kosovës.
Rrëfimi i Vangjelit:
Kur ndodhi ngjarja e shtatorit me vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ajo e cila gjerësisht më pas u konsiderua grusht shteti, rrëzimi i një qeverie socialiste nga Fatos Nano, ardhja në pushtet e dyshes Majko-Meta dhe në dhjetor studentët ishin ngujuar në një grevë urie në Qytetin Studenti, ndërkohë që në javët e para, ose më saktë në javën e dytë të dhjetorit '98, kjo mund të tingëllojë si diçka që do të vijë nga filmat, kishte ardhur njoftimi në Tiranë se serbët kishin planifikuar që të kryenin operacionin e spastrimit etnik në pranverën e vitit të ardhshëm. Ajo që pasoi në atë kohë ishte largimi i studentëve nga greva e urisë me ndërhyrjen e policisë madje dhe me një truk pas 25 vjetësh këto gjëra mund të thuhen, u hap fjala se mund të kishte dhe akte terroriste dhe për të mbrojtur dhe jetën e tyre ndërhyri policia për t'i nxjerrë jashtë.
Në datën 28 dhjetor zhvillohet takimi i parë mes kryeministrit dhe zv/kryeministrit të kohës, zotit Majko dhe Ilir Meta me Sali Berishën të shoqëruar nga Genc Pollo në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë. Ndryshe nga sa është thënë e komentuar, unë mund t’ju citoj vetëm një frazë, zotit Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të vendit iu vu në dijeni se çfarë po pritej të ndodhte, fakti se çfarë do të duhej të përballonte Republika e Shqipërisë dhe Kosova dhe iu kërkua se për hir të asaj që pritej të ndodhte me shqiptarët që më së fundi po identifikonim një armik përballë të bëheshim bashkë. Po ju citoj vetëm një frazë: 'Dhe tani ato protestat është mirë që të mos bëhen. Shiko këtu, kupton apo jo demokracia'. Dhe atëherë përgjigjja e dy socialistëve 30-vjeçarë ishte: 'Nëse ju e bëni përsëri këtë ne do t’ju godasim'.
Dhe unë këtë ua them jo vetëm si dëshmitar. Më pas masakra e Reçakut ishte pika e zgjimit që e zgjoi perëndimin, i cili ende kishte makthet e asaj që kishte ndodhur në Bosnje. Dhe këtu ngjarjet vijuan njëra pas tjetrës për të arritur deri në konferencën e Rambujesë. Roli i shqiptarisë i atyre komandantëve të dalë nga lufta ishte i jashtëzakonshëm. Shqipëria ishte një pikë uji me një ekuilibër kaq të brishtë që bëri që ekuilibri të rëndonte nga drita, nga përparimi, nga humanizmi te pavarësia e Kosovës./CNA
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një inter...
Një tjetër pallat i vjetër në Tiranë, pra i ndërtuar p...
Ndryshime në rang komisariatesh në Policinë e Shtetit....
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Të Paekspozuarit",...
Moti i keq ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit. Resh...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa...
Petrit Malaj është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare ...
Qeveria ka miratuar udhëzimin për metodat e analizimit...
Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u k...
Presidenti Barjam Begaj flitet që do të jetë pjesë e s...
Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas zbulimit të fakte...
GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cil...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku 3-...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të ...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, në ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar zyrtarisht...
Deputetja e Bashës, Ori Nebiaj, tashmë është edhe opin...
“Big Brother”, një nga fenomenet më të rëndësishme med...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një ...
Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...