Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre, por ky lloj shpenzimi duket se është rritur me tej pas pandemisë COVID-19.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.
Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së shpenzimet e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë kanë pësuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015 ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka pësuar rritje me 2.5 pikë%.
Qeveria i ka rritur kapacitetet buxhetore, por shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë kanë ardhur në rritje përgjatë dekadave të tranzicionit në vend të ulen. Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%.
OBSH përllogarit se ndërmjet 2015-2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind. Përgjatë kësaj periudhe pandemia COVID-19 duket se ka dhënë një ndikim jo të zakontë.
Në krahasim me gjitha vendet e tjera të Evropës (pa përfshirë ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20% (shih grafikun në fund).
Shpenzimet u rritën në pandemi
Në 2020-ën, shpenzimet për shëndet për familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6% të totalit të shpenzimeve, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i COVID-19 u përballua nga xhepi (sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndet mbeti e pandryshuar dhe në 2021).
Ndërsa familjet europiane e kishin këtë tregues 4.5% në 2020-n, nga 4.4% një vit më parë, teksa shërbimi shëndetësor më i mirë u garantoi atyre kujdesin e duhur (kujtojmë se në 2020-n, Shqipëria ishte një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Evropë nga pandemia).
Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten.
Treguesit zyrtare referojnë se brenda buxhetit të shëndetësie ka shpërndarje të padrejtë të fondeve. Gati për një dekadë buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.
Nga viti 2013 me 2022 importet e produkteve farmaceutike në vlerë u rritën me 11,3 miliardë lekë, ndërsa fondet për rimbursimin e medikamenteve u rritën me 3 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare.
Në vitin 2022 importet e produkteve farmaceutike arritën në 28 miliardë lekë, rreth 270 milionë euro, ndërsa fondi shtetëror i rimbursimit ishte 11,4 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptare financuan nga xhepi për blerjen e medikamenteve ose 61 për qind të vlerës së produkteve farmaceutike të importuara më 2022./ Revista Monitor
Sot nis seanca e parë parlamentare për vitin 2024, e c...
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë një paralajmërim ...
Bujari dhe Haxhireja, një çift bashkëshortësh kanë mos...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një mesazh për qytetar...
Qindra turistë kanë zgjedhur fshatin turistik të Dardh...
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar në lidhje me akti...
Pas zjarrit, ministrja Albana Koçiu, së bashku me krye...
Pas Censit të popullsisë, kryeministri Edi Rama ka bërë me...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, ka k...
Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një strukturë...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Niko Peleshi po inaugur...
Pas mesnatës Shqipëria është goditur nga një tërmet me...
Një banesë në fshatin Kodhel të Lezhës është përfshirë...
Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Elbasanit ndërsa është ndj...
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës shprehin shqetësi...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për zjarrin e rënë...
Aleati strategjik i vendit tonë, Shtetet e Bashkuara të Am...
Afera në inceneratorin e Tiranës dhe Ardit Gjoklaj, 17-vje...
Manchester City ka deklaruar zyrtarisht këtë të shtunë se ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...