Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës kanë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona – identifikim i saktë – që kanë marrë pjesë në sulme, në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por, njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës te shok-bombat, por edhe të plumbave qofshin ata të automatikëve ose revolverëve”, tha Kurti gjatë një prononcimi për gazetarë më 3 korrik.
Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan. Atë ditë, protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.
Kurti tha se as “as çereku” i të dyshuarve për sulmet në veri nuk janë arrestuar, “prandaj e kemi këtë situatë”.
Tensionet në veriun e Kosovës nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.
Së fundi janë shpeshtuar edhe sulmet me shok-bomba dhe granata dore.
Shpërthimi i fundit në këtë zonë u regjistrua në orët e para të 3 korrikut në Mitrovicë të Veriut. Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një shok-bombë.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” – organizata që besohet se veprojnë në veri të Kosovës – organizata terroriste.
Shtetet e Bashkuara thanë se Qeveria e Kosovës nuk u koordinua me ta dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për këtë vendim.
Kur u pyet për reagimin e Uashingtonit, Kurti tha se Kosova ka “fakte dhe dëshmi të panumërta se bëhet fjalë për organizata terroriste”.
“I interesuar për çtensionim”
Kryeministri Kurti tha se për situatën e tensionuar në veri të Kosovës është në kontakt me zyrtarët evropianë. Ai tha se dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
“Jam i interesuar edhe për çtensionim të situatës dhe për normalizim. Çtensionimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbraps këta kriminelë, duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësi ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.
“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Mos të harrojmë ne kemi marrëveshje me Serbinë – kjo është një arritje e madhe – më 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër. Kjo marrëveshje është njëkohësisht pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian, që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten Marrëveshjen Bazike. Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim, jo pse s’kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim”, shtoi ai.
Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që palët arritën më herët gjatë këtij viti, me ndërmjetësimin e BE-së, dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Vuçiç “është bërë pishman” për Marrëveshjen drejt normalizimit
Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Megjithatë, ajo nga BE-ja konsiderohet si dokument ligjërisht i obligueshëm.
“Është bindja ime e fuqishme që presidenti i Serbisë i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ Marrëveshjes Bazike, ndonëse ka thënë ‘po’ që të mos nënshkruajë, e tash i ka rënë pishman edhe që ka thënë ‘po’. Thelbi i çështjes është që kemi një marrëveshje që nuk po zbatohet. Nervozizmi në Beograd që bëhet dhunë në veri të Kosovës nga mospajtimi me atë për të cilën tashmë kanë thënë ‘po’”, tha Kurti.
BE-ja i ka parashtruar disa kërkesa Qeverisë së Kosovës për çtensionimin e situatës. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit; Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht; kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale dhe rikthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./ Rel
Deputetja Albana Vokshi i është drejtuar kryeprokurorit të...
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, ka raportuar në...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka "kyçur" sërish gojën ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka paraqitur sot në Kuvend r...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Sot në orën 09:15, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të...
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SH...
Sot do të zhvillohet seanca plenare, e cila do të nisë në ...
1700 punonjës policie dhe efektivët e Njësisë Policore Det...
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bil...
Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një intervistë tel...
Një urdhër i firmosur ditën e djeshme nga drejtoresha ...
Drejtoresha e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ...
Televizioni i ortarkërisë së inceneratorëve është hedh...
Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERG...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit spanjoll, Enriqu...
Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës. Ky sektor kon...
Autoritetet në Shqipëri kanë përgatitur shërbimet hipoteko...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...