Aksident në aksin Fier-Portez/ 2 të plagosur, automjeti bie në kanal
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësa...

Besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit për Krishtlindje. Në këtë ditë të shënuar nuk kanë munguar edhe urimet e krerëve të kishës.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos në këto ditë festive ka dhënë mesazhin e tij ku bën thirrje për durim në betejat që na presin.
“Për të dalë nga vështirësitë duhet durim dhe këmbëngulje e heshtur! Të lutemi për ndalimin e përplasjeve vrastare”, janë fjalët e urimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Janullatos lutet që durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës tha se bota po përjeton një luftë të nxitur nga urrejtja.
Mesazhi i plotë:
Ja, Krishti lind, lavdërojeni!
Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore. Është, mbi të gjitha, një burim i pashtershëm shprese së shumanshme – për vlerën e çdo qenieje njerëzore, për rrugëtimin e njerëzimit, për domethënien e jetës. Lindja e Krishtit shpall kremtueshmërisht se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Pra, nuk jemi të vetëm në peripecitë e kësaj jete. Biri dhe Fjala e Perëndisë, nëpërmjet Mishërimit të tij, mori tërë natyrën njerëzore, ashtu siç është, shpirtërore dhe materiale, dhe i dha trajtë të re. Është një Ngjarje që përbën thelbin e zbulesës së krishterë: “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo shfaqje e dashurisë së Perëndisë “në mish” përbën veçantinë unike të besimit të krishterë. Le ta theksojmë “përsëri dhe përsëri”: Perëndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi apo një fuqi e papërcaktuar jopersonale. Është Perëndi personal, dhe si Person i zbulohet njeriut, ndërsa ky i fundit ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që bëhet e prekshme për tërë qenien njerëzore: “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Ky Perëndi nuk e braktisi botën, të cilën e vret egoizmi, urrejtja, padrejtësia, dëshpërimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton të sjellim ndër mend se shpresa e pranisë së Tij në jetën tonë përbën burimin e durimit.
****Vështirësitë e panumërta dhe udhët pa krye që shfaqen gjatë rrugëtimit tokësor të Shpëtimtarit përballohen gjithnjë me durim plot shpresë. Që në Lindjen e Tij, siç paraqitet në ikonografinë orthodhokse, në vështrimin e Nënës së Tërëshenjtë, të Josifit, të barinjve dhe të magëve, vihet re një durim i paqtë e fort i përndritur. Madje, një durim i heshtur vihet re edhe te vështrimi i kafshëve që ndodheshin në shpellën e thjeshtë dhe merrnin pjesë në peripecinë e Jisuit të vogël në dhé të huaj.
Durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, përkundrazi është një fuqi mistike. Ai shndërron edhe hidhërimet dhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete, duke forcuar rezistencën, shpirtin luftarak, qëndresën cilësore, përkrahjen e së vërtetës dhe të drejtësisë. Apostull Pavli, nga përvoja vetjake, na siguron: “… e dimë që vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovën dhe sprova sjell shpresën. Shpresa nuk na turpëron” (Rom. 5:3-5). Nëpërmjet durimit, njeriu shpirtëror i përdor më mirë fuqitë e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkë me këmbënguljen e heshtur, hap shtigje kalimi për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore pa rrugëdalje, për vështirësitë shëndetësore, varfërinë dhe trazirat sociale. E udhëheq jetën njerëzore drejt pjekurisë, se “duhet të duroni deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë” (Jak. 1:4).
Shpresa mbështet durimin dhe durimi forcon shpresën, dhe që të dyja marrin fuqi nga besimi. Përmendja e durimit në Shkrimin e Shenjtë është e shumanshme dhe ndriçuese. Na ndihmon të ecim përpara “duke ngazëllyer në shpresë, duke duruar në vuajtje dhe duke këmbëngulur në lutje” (Rom. 12:12). Ndërsa sjellim ndër mend shembullin e Zotit tonë dhe të shenjtorëve që i shkuan pas, “le të ecim përpara me durim në betejën që na pret, duke i mbajtur sytë te Jisui, që është kreu i besimit tonë dhe ai që na bën të përsosur” (Heb. 12:1-2). Me vështrimin e mbërthyer mbi të, përballojmë me kthjelltësi dhe me fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.
****Çdo epokë ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditë, skamjen, lëndimin shpirtëror, dëshpërimin e vet. Epoka jonë po tronditet nga luftra të tejzgjatura mizore, krejt të paimagjinueshme, në shumë skaje të tokës, por edhe afër nesh, në Ukrainë dhe në Palestinë. Kundërshtitë dhe përçarjet po mundojnë edhe mjediset kishtare. Çdo popull ka problemet e tij të shumëllojta. Çdo bashkësi, çdo njeri përjeton çaste trishtimi të thellë dhe dhimbjeje. Në të gjitha rastet, udhërrëfyes i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.
Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke patur më tepër shpresë brenda nesh. “Perëndia i shpresës [na] mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin [tonë], në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të [jemi] plot me shpresë” (Rom. 15:13).
Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, le t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron.
Festa e Krishtlindjeve
Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.
Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor./ CNA
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësa...
Ka arritur në 5 numri i të arrestuarve si pjesëtarë të...
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Tran...
N/kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë për PD-në, Dori...
Valbona, shitësja e "Bllokut", e cila njihet nga një p...
Trembëdhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plago...
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vijon të jetë...
Atmosfera festive ndihet në çdo qytet të vendit. Sheshet ...
Eskorta e gardës së Republikës, që shoqëronte djalin e...
Media angleze "Daily Mail" i ka kushtuar një artikull ...
Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqer...
Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ka...
Kjo fundjavë ka shënuar një fluks të mjeteve dhe njerë...
Jemi në vigjilje të Krishtlindjes dhe amtosfera në Pazarin...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, për rastin...
Një ditë më parë qarkulloi në media lajmi se një grup krim...
Torturë pa ndalim në autostradën Tiranë-Elbasan. Radhët ki...
Një nga pikat më të forta të Belind Këlliçit kur kandidoi ...
Ish kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur mbi ashpë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...