web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Fier-Portez/ 2 të plagosur, automjeti bie në kanal

24 Dhjetor 2023, 12:15, Aktualitet CNA
Aksident në aksin Fier-Portez/ 2 të plagosur, automjeti bie në
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Portez.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur. Ato janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga