web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka arritur rezultate”/ KE vlerëson SPAK, rezerva për Gjykatat e Apelit dhe të Shkallës së Parë

8 Nëntor 2023, 08:30, Aktualitet CNA
“Ka arritur rezultate”/ KE vlerëson SPAK, rezerva për
Komisioni Europian

Komisioni Europian ka nxjerrë një Progres-Raport për Shqipërinë, ku mes të tjerash flet edhe për punën e institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit.

KE përmend punën e SPAK, për të cilën thotë se ka arritur rezultate.

Sa i përket Gjykatave të Apelit dhe të Shkallave të Para, Komisioni vëren se kanë numër të madh dosjesh të pazgjidhura dhe ngarkesë të shtuar, duke dërguar në zgjatjen e afateve të procedurave.

Progres KE shikon në adresimin e vendeve vakante të gjyqësorit nëpërmjet betimit të 40 magjistratëve të rinj në tetor.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdoi, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë gjyqtarët në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë 9-vjeçar. SPAK arriti rezultate të mëtejshme dhe kryeprokurori i ri i posaçëm u zgjodh në dhjetor 2022 pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe aksesi në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i dosjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të Shkallës së Parë. Është bërë progres në adresimin e vendeve vakante të gjyqësorit nëpërmjet betimit të 40 magjistratëve të rinj në tetor 2023. Vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vettingut) ka vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme. Deri më 6 tetor, 57% e dosjeve të vettingut të përpunuara kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje apo përfundime të mandatit”, thuhet në Progres-Raport.

Më tej, KE kërkon më shumë angazhim nga autoritetet për përafrimin e ligjeve me BE-në dhe më shumë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë një numër dënimesh të nivelit të lartë dhe hetime financiare në nivel të lartë, sërish mbetet një fushë me shqetësim serioz. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat për parandalimin e tij vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël”, thekson Komisioni Europian./ CNA





Lajmet e fundit nga