SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

“Top Channel” në emisionin e tij kryesor, "Prime Time"-n e ditës, ka mbetur pa moderator. Kjo pas ikjes së Sokol Ballës, largim që ndodhi pas një konflikti të ashpër me një nga aksioneret, Lori Hoxhën.
Balla shkoi disa muaj më parë dhe në shtator filloi emisionin “Top Story”. Me largimin e Ballës, emisioni kryesor politik i “Top Channel” në mbrëmje ngeli pa moderator.
Me vajtjen e Ballës në “Top Channel” u largua edhe moderatorja e cila prej vitesh e kishte drejtuar emisionin politik kryesor të ditës me emisionin “Open”, Eni Vasili dhe prej largimit të Sokol Ballës deri më sot ka pasur shumë emra që janë negociuar.
CNA.al ka mësuar nga burime në këtë televizion se ka pasur negociata të shumta dhe është bërë një punë e madhe që emisioni të fillojë në datën 14 nëntor. Prej dy ditësh ka dalë spoti, i cili njofton edhe rifillimin e emisionit politik në edicionin kryesor të mbrëmjes në “Top Channel”, pra atë që quhet nga njerëzit e medias "Prime Time".

“Top Channel” ka negociuar shumë emra. Një prej tyre ka qenë Eni Vasili për t'u rikthyer edhe një herë, por ajo ka refuzuar.

Emri tjetër i negociuar është ai i Ilir Babaramos për të çuar në këtë televizion “5 pyetjet nga Babaramo”. Ky i fundit e ka mohuar në qarqet mediatike vajtjen e tij në “Top Channel”.

Emrin e Ylli Rakipit kanë folur në qarqet mediatike, por kjo është totalisht e pavërtetë.
Emri i katërt, për të moderuar emisionin kryesor në “Top Channel” mund të jetë Arjan Çani. Ky i fundit është një emër jo i panjohur për tregun mediatik. Me brandin e tij “Zonë e Lirë” u përfol se Çani do të shkonte tek "Abc News", por ende nuk ka filluar sepse ky televizion tashmë u transferua në disa pronarë të rinj nga Kosova.
Nuk përfundojnë këtu kandidaturat.
CNA.al mëson se Top Channel ka në listën e kandidatëve, ka edhe deputeten e PD-së, Grida Duma e cila duket se është edhe më afër një marrëveshjeje.

Mes dy palëve janë zhvilluar negociata dhe diskutime që Grida Duma të marrë Prime Time-n, me një emision dy herë në javë.
Pra, në emisionin kryesor që është të hënave dhe të enjteve në shumicën e ekraneve shqiptare, në Top Channel, më favorite deri në këto momente është Grida Duma.
Por, Grida Duma, favoritja e Top Channel, njihet si një humbëse seriale në PD.
Në zgjedhjet vendore 2015, Grida Duma ishte kandidate për bashkinë e Durësit, ku humbi turpshëm.
“E njoh humbjen si realitet, por që vjen si pasojë e presionit shtetëror. Kur e nisa garën nuk e mendova për të marrë pushtetin, por si një mision për të çliruar qytetin ”, e justifikoi Duma humbjen në vitin 2015.
Në vitin 2021, kandidoi për deputete në Kavajë, në një bastion të Partisë Demokratike, ku humbi sërish.
Kudo ku ka kandiduar dhe ka shkuar Duma ka humbur dhe ajo çfarë ka mbetur nga garat e saj, kanë qenë deklaratat që janë bërë meme./ B.A. – CNA.al
Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq”, dy motra kanë ngr...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në portin e Dur...
Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 34-vjeçarin Geart Çoçka...
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar kreun e PD-së, Sali ...
Ambasadorja dhe përfaqësuesja e SHBA në OKB Linda Thom...
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmet nga mediat...
Me datë 3 nëntor, falë një aksioni të policisë, u kap ...
“Disa informacione të nxjerra nga dosje sekrete tregojnë s...
Paraditen e sotme në Kuçovë është gjetur një person i paje...
Plehrat po mbysin qytetin e Kamzës. Një video e mbërritur ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer ...
Kriminelët shqiptarë që mbahen në burgjet britanike po...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vlerësuar qëndrimin e NA...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, iu ka bërë thirrje ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk i ndahet kryeministrit...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka nisur mëngje...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”...
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar kryeministrin Edi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ditën që d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...